Blerim Abedini, ISSD-NM

BE me arsyetimet e saja të fshehta dhe çka fshihet prapa asaj? Politika ndërkombëtare që deformoi jetën shoqërore në Botë në kohën e ish presidentit Trump, la pasoja në viktima njerëzish. Historia nuk harron dhe ajo nxjerr sërish në skenë fuqitë e dikurshme që vendosën baraspeshën në konfliktet që zgjaten tash më, me dekada.

Siç duket Covid-19 u shfrytëzua si mjet politik për të fituar zgjedhjet. Kjo ndodh çdokund duke mos pasur mëshirë ndaj viktimave. Statistikat ekonomike shfrytëzohen me këtë që të korr fitore subjekti politik duke lënë anësh krizën ekonomike që la pandemia. Shumë shtete në Botë kishin deficit financiar. Përderisa kjo nisi në SHBA me ish presidentin Trump ishte e qartë se mortaja do ta mbështjell Botën përveç Kinës komuniste që ka politikë një partiake. Duke i falënderuar mjeteve rigoroze Kina arriti ta mund mortajën me disa mijëra viktima të cilës i ndihmoi edhe pandemia ‘Sars’ me përvojën gjatë asaj.

Sot z. Biden me ushtarakët e tij akuzohen për tërheqje të gabuar nga Afganistani, ndërsa ish presidenti afgan kërkoi falje nga populli i Afganistanit për arsye të ekzilit në Emiratet e Bashkuara Arabe. SHBA la armatim të rëndë me 200.000 ushtarë afganë të trajnuar që ta menaxhojnë krizën.

Siç e dimë z.Biden tejkaloi krizën politike në vend dhe ai me siguri morri vendime primare për ruajtjen e demokracisë shekullore në SHBA. Polarizimi i lartë në Kongresin amerikan vështirson punët rreth projekteve publike. Kjo ndikon në SHBA që të ketë pasivitet në marrdhëniet ndërkombtare.

Nga ana tjetër OKB është duke lëshuar pe në eskalimet e mundshme të armatosur që janë nën direktivat e selisë në Nju Jork dhe ndikimit të shteteve që kanë interesa gjeopolitike në regjionet e krizës.

Nga abstenimi i SHBA në zonat e konfliktit doli në skenë ish fuqia ushatrake- Turqia. Pikërisht kjo filloi me NATO dhe SHBA që kishin mosmarrëveshje me Turqinë për tejkalimin e kompetencave ushtarake në Lindjen e Afërme. Poashtu status quo-ja e aleancës NATO të  mbështet  anëtarët gjatë konfliktit, gjë që kjo ndodhi me Turqinë. Rrjedhimisht duke i marrë në konsideratë, mosrespektimin e marrëveshjeve nga ana e NATO ndaj shteteve anëtare, e solli ndërimin e kursit të raporteve politike të Turqisë me Rusinë. Kjo ndodhi në kohën e ish presidentit Trump ku BE kishte qëndrim neutral. Të njëjtën neutralitet e mban BE edhe sot përshkak të historisë së kaluar dhe raportin që kish atëkohe me Rusinë si fuqi-faktorë. Kriza në Bosnjë vazhdon për 30 vite si që është edhe Kosova. Në këtë rast bisedimet ruso-turke duhet të jenë kyçe sepse BE nuk dëshiron të konfliktoj me Federatën e Rusisë përshkak të potencialit ushtarak të saj.

Federata e Rusisë ka pasur krizë ekonomike me Doktrinën e Putinit, pasi që nga një spektër i vrojtimit ai tentoi të privatizoi kompanitë shtetërore e cila pas viteve 2010  u kthye si bumerang duke krijuar vakum në vendosjen dhe vazhdimin e ekonomisë socialiste. Kina i zbut krizat e brendshme politike me mençuri dhe vazhdon të ruaj ekonominë socialiste dhe menaxhimin e kompanive me një rigoriozitet. Historikisht, Evropës ose BE-së nuk i shkon në interes që Federata Ruse të del në brigjet e Adriatikut ndërsa ajo sërish tenton të vazhdoj politikën duale të uljes së krizës.