Nga Blerim Abedini, ISSD-NM– Bota në një kahje të re, kjo do të ishte titulli më i dëshiruar për mediumet që raportojnë për ngjarjet e hapësirës gjeopolitike të Lindjes së Mesme. Një raport mediatik sjell viktima, atë që mediumet deshtën apo sdeshtën ta kenë në skedarin e vet.
Dikush, kishte aluduar në Luftën e Tretë Botërore, edhe pse diçka e tillë nuk i plotëson kushtet për një diskurs të tillë.
Sidoqoftë presim aktorë shtesë si Kina, India që të formulojnë dhe ta konceptualizojnë gjendjen e Luftës së Tretë Botërore. Edhe pse Kina e kaloi Ngushticën e Hurmuzit pa pardon, SHBA-ja tregon pjekuri për alternativë.
Si duket, Ferri i shumë i paralajmëruar i ShBA-së do të jetë goditja e fundit për Gardën Iraniane. Edhe pse njeriu nuk ka koncept për qenien e Ferrit, këtë e përdor për të shkatëruar çdo gjë që është djallzore. Edhe pse djallëzore, edhe kjo nuk ka nocionin e duhur, prapëseprapë përdoret për të mbuluar sensin shkatërues ndaj dushmanit.
Në kartën gjeopolitike, qëndron skema e ndarjes së Iranit, mes minoriteteve që nuk kanë gëzuar të drejtat e tyre për vetëvendosje. Regjimi Iranian u patë kufizuar të drejtat e etniteteve tjera në pjesëmarrjen reciproke në administrim lokal dhe qendror. Diçka, ka ndryshuar vitet e fundit, si që është emërimi I presidentit Pezeshkijan, që vjen nga rradhët e minoriteteve.
Është vonë si duket, apo jam gabim! Tash për tash qielli persian është mbuluar me shqiponjat amerikane, dhe asgjë nuk kalon pa u ndëshkuar. Tash më, Garda Iraniane duhet të përballet vet me armikun, të luftoj në front, sepse tani më rezikohet ndarja teritoriale e Iranit. Rendi I ri botërorë ka qenë dhe do të ngel sfida integruese ndaj vështërësive të mileniumit që hapërojmë.
Nuk duhet ti marrim gjërat shkel e shko, sepse armiku e shfrytëzon këtë dobësi për të qëlluar nyjen që mban boshtin. Edhe pse Lindja e Mesme duket si një çështje e rëndë e pazgjidhur, sot në shekullin e teknologjive avancuese kjo nuk paraqet çështje parësore. Bota, çdo ditë është në kërkim të burimeve të reja energjetike dhe se Lindja e Mesme ose e Largët nuk i prish punët e planifikuara. Tek e fundit, çdo ballafaqim i këtillë sjell rrugë të reja integruese.
Një lajm që më ra në sy, hezitonte që të shpall Stambollin si qendër të re financiare pas fiaskos së Dubait. Pra, nënkuptojmë se një bllok me letra bixhozi ndërtohet lehtë por fatkeqsisht, shembja e saj është e lehtë.
Vallë, a është Dubai akoma qytet i ëndërave apo shpresojmë se do të ngel qytet i ëndëruar pasi që xhaxhi Trump do ta shkatëroj ngushticën e Hurmuzit. Çdo gjë ngel në tryezën e
xhaxhit Trump, si dhe projeksionet e tërhekura. Edhe pse kinezët ndonjëherë kalojnë aty me anijet e tyre, kjo nuk prish punë.
Duhet me projektuar diçka të re që armiku nuk e sfidon veten në teren. Sidoqoftë, jeta e një amerikani dallon nga jeta e një lindori. Një shoqëri që ec para nuk ka manipulime ndaj qytetarëve të vet. Manipulimet përbëhen nga format byrokratike, të skllavërisë së popullatës së caktuar, gjetjen e mënyrave të jashtzakonshme për të ushtruar pushtet vdekjeprues ashtu siç shtetet e Lindjes së Mesme i kishin katandisur burgjet e saja, me indeks viktimash që përsëritej çdo vit. Pra, mbjell frikë në popullatë që të kesh qeverisje të amshueshme. Derdh gjakun e protestuesve, që të mbyllësh gojën pasuesve. Por, zullumqarët nuk e kanë të qart se bota është një pikë në Univers, që nuk lejon më tepër
viktima!

