Blerim Abedini, ISSD-NM
Bota hapëron me teknologji të shpejt dhe njeriu gradualisht largohet nga puna e shprehur fizike. Njeriu zë pozitën e mbikqyrësit mbi një organizatë, institucion, agjencion, kompani ndërsa puna fizike është e programuar me robotë? Çfarë janë sfidat e ardhmes?
-Njeriu duke u ndeshur me vështirësitë e jetës, shpesh e ka përqafuar religjionin për jetë të lumtur absolute. Derisa Ajnshtajni theksonte se jeta në këtë ]botë është relative ishte shumë e qartë se njeriu asgjë nuk mund të bëjë tepër derisa pranon relativitetin si aftësi e kufizuar njerëzore. Shpejtësia e dritës, neutroneve, dhe ajo që shkenca jonë nuk e njeh, janë rruga absolute për infiltrimin e njeriut brenda këtyre proceseve ose thjesht të themi kozmosi të jetë destinacion i ri për rrugëtime në galaktika të reja!
Bile demokracia përjeton shtytje nga progresi teknologjik që e ndryshon punën fizike të njeriut në një automatizëm të shpejtë dhe pa gabime. Vërejmë se informatat që njeriu i përmbledh në internet ato i ruan dhe i shërbejnë për lajme, politikë, turizëm, shkencë, gjuhë, si dhe lëmi të preferuara. Të gjithë këto informata futen në memorien e robotëve të konstruktuar në formë njeriu që me konversacione me të, të arrihen përgjigjet drejtpërdrejt për lëmi të caktuara. Disa skena të gatshme i shohim në filmat e përgatitur nga regjisorët.
-Fatkeqësisht, bota nuk ka progres të njëjtë prandaj polarizohet politikisht ose krijohen shtete regjimesh. Akoma janë në spikamë metodat e shoqërive skllavopronare në furnizimin me ujë, angazhimi i fëmijëve në mihjen e metaleve helmuese si kobalti, zhytja e fëmijëve në det për hapjen e rrjetit të peshkimit, tregti me ndrime, etj. Po ashtu shkatërrimi i natyrës si de-pyllëzimi, vrasja e kafshëve të egra me snajpër, migrimi i popullatës për shkak luftërave, janë ngjarje historike të shkruara dhe që do të shkruhen. Megjithatë lidershipi i vendeve të zhvilluara kanë kuptuar se edukimi dhe arsimimi i shtresave popullore me ndërtimin e shkollave do t’i udhëzojnë këto regjione drejt një zhvillimi progresiv.
Derisa njeriu modern shikon çdo herë të ndryshoj diçka ai/ajo do të vërej se jeta është e ndarë në shumë nëndegë që duhet studiuar. Kjo nënkupton se lëmitë e pastudiuara mund të jetë udhëzuesi për tejkalimin e zonës së relativitetit!