function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / ANALYSIS PLATFORM- ISSDMacedonia / Teoria e “Bajes-it” nga klasikja në modernizëm

Teoria e “Bajes-it” nga klasikja në modernizëm

Blerim Abedini, ISSD-NM

Bazat e teorisë “Bejziane” (Bayesian) të përdorura në kohën klasike që shërbyen për gjetjen e probabiliteteve të ngjarjeve të dyfishta, sot ato u degëzuan në ngjarje të shumëfishta falë studimit të universiteteve. Një metodë algoritmi që edhe kompjuteri e përdor tani për identifikimin e ngjarjes së përafërt.

Tomas Bayes i la botës një amanet, që tash ajo gjen zbatim në studimet shkencore të çdo lëmie. Studiuesit-pasardhës konkluduan se ngjarje e dyfishta janë nismë e këtij studimi. Duke përdorur ngjarje të shumëfishta ata angazhuan matematicientë që të zbërthejnë teorinë  në formulat matematikore, për gjetjen ngjarjes së vërtetë-përbërë. Të arriturat në matematikë siç janë barazimet lineare, katrore, koordinatat, funksionet trigonometrike, integralet dhe risitë e ardhmes në shkencat natyrore e saktësojnë probabilitetin (afër margjinave të numrit 1).

Në mjekësi teoria “Bejziane” gjeti kurën e përafërt për sëmundjet e pashërueshme. Në politikë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo ndihmoi të kombinohen të dhënat historike dhe aktuale për një veprim efikas në të ardhmen (gjeopolitikë). Në zgjedhjet politike ajo ndihmon në gjetjen e fituesit të përafërt në garat elektorale në bazë të metodave krahasuese, statistikave të kaluara dhe burimeve analoge (regjioni dhe demografia).  

Tani më në kabinetet kompjuterike, softuerët e përpiluar nga programerët për metodën “Bejziane” kanë lehtësuar punën e studentëve të gjejnë probabilitetin e ngjarjes në lëmitë që studiojnë.

Pra, kjo mundëson të parashikosh ngjarjen e ardhme me disa të dhëna që mund të gjesh në libraritë universitare ose ato të qytetit. Për dallim algoritmi që përdor roboti është e para- programuar nga njeriu (i shërben pronarit) për një funksion të caktuar me disa përjashtime nga puna automatike.

Po ta quajmë jetën një algoritëm atëherë do të ndeshemi me liberalizmin dhe negacionet e panumërta, gjë që përjashtohet në komunikimet mes njerëzit! Pra kjo metodë falë “Bajesit” na ka ndihmuar ta zhvillojmë shkencën dhe ta zgjedhim rrugën fitimprurëse në shpenzime dhe kohë.

Në ndërgjegjen e njeriut ekziston një rrugëtim individual për karrierën e vet pa llogaritur këtu teorinë “Bejziane”. Pra, ky rrugëtim i njeriut është e planifikuar me kohë dhe i qëndron me përgjegjësi kësaj sfide individuale, në nën-ndërgjegjen e tij!

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );