Nga Blerim Abedini- Instituti për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim (ISSD-N.Macedonia)

  • A thua vallë vendimet mund të korrigjohen përderisa janë të natyrave politike?! Historia na mëson se inatet politike kanë qenë shkaktare të dukurive negative dhe ngecjes shoqërore. Ballkani është sfiduar shpeshherë nga politikat e gabuara.
  • SHBA-të si promotorë të progresit ose vrojtuesit të paanshëm. Evropa dhe mungesa e politikave koherente- Ajo në rolin e ndëshkuesit të lidershipit.

Varësisht nga vendimet e rëndësishme që marrin liderët botërorë do të pasojnë ngjarje të asaj natyre. Gjatë ndërimit të lidershipit që kushtëzojnë evenimentet ndërkombëtare, mund të bëjmë matjen e zhvillimit ose progresit global. Nga presidenca e re e SHBA-ve pamë shumë implikime të kahjeve të ndryshme në regjionin e Ballkanit. Vendimet e vonuara të kësaj presidence sollën disa kundërshtime në marrëdhëniet politike ndërmjet vendeve të Ballkanit. Lidershipi ballkanik ngeli i papërkrahur për hapat e reja politike që cënojnë marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit.

Në Kosovë rreth çështjes kombëtare krijohet polaritet duke u rivalizuar Kryeministria dhe Presidenca e shtetit. Vendimet e kundërta që tërhoqën subjektet politike cënuan interesin e përbashkët. Në këtë rrugë intervenimi i SHBA-ve dhe presidencës së tyre nuk është koherente. SHBA-të nuk e korrigjuan këtë vendimarrje të lidershipit kosovar.

Marrëdhëniet u treguan të debalancuara edhe me Turqinë në disa raste. Këtu kryeministria e Kosovës rivalizonte vendimet e lidershipit turk, duke cënuar interesat kombëtare të Kosovës. Përsëri në këtë rast reagimi i SHBA-ve nuk ndodhi në kohë që të parandalojë rivalitetin. Vendimi i duhur i presidencës amerikane do të ishte korrigjimi i marrëdhënieve kosovaro-turke me aplikimin e të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ndodhi! SHBA-të po lëshojnë pe, në rolin e tyre si lidershipi meritor. Tani më, na dalin dy arshine të ndryshme. Turqia ka marrëdhënie të mira me Shqipërinë ndërsa të brishta me Kosovën.

Pamja e përgjithshme na thotë se Ballkani ngec në rrugën e saj Euro-Atlantike. Është e vërtetë meqë SHBA-të kanë problemet e tyre politike të brendshme dhe nuk mund të korrigjojnë të tjerët.

Bota është duke treguar polaritete të shumta, gjë që vendimet politike të lidershipit kanë zënë vend në vendin jo të duhur. Kjo shfaq jostabilitet brenda kohës. Vendimarrjet që kundërshtojnë interesat kombëtare do të sjellin një diskurs mes shteteve. Një korrigjim i këtyre diskurseve kërkon kohë shtesë ose humbje kohë.

Unioni Europian nuk arrin të mbyll disa kundërshti që ekzistojnë mes shteteve të Ballkanit. Ajo nuk është ekzekutive (korektore) e vendimeve të brishta të lidershipit të shteteve kandidate të Ballkanit.

Unioni Europian ka marrë pozitën e dënuesit të keqpërdoruesit. Ajo vazhdon të dënojë lidershipin e Ballkanit me kohë shtesë për mos zbatimin e ligjeve, normave dhe rregullativave të saja. Ajo nuk korrigjon aspak sepse korrigjuesi i vetëm është SHBA me presidentin që sfidon mosbesimin nga Kongresi amerikan.

Lufta e Ftohtë është bërë sinonim i situatës së krijuar. Turqia dalëngadalë merr vendime për një bipolaritet të antarësimit në aleancën NATO. Presidenca e SHBA-ve nuk ka një relacion të mirrëfilltë që të kthej këtë reshtim të Turqisë. Një këshëllim i shefit të NATO-s ndaj presidentit Erdogan nuk mjafton që ta bind atë për sigurinë që ka Turqia nën kornizat e NATO-s. Presidenca e re e SHBA-ve ka zhvendosur shtyllat e mëparshme të presidentit Obama. Hierarkia politike që ka ekzistuar në kohën e paqes shihet se ka shembje. Unioni Europian i përgjumur me përditshmëritë e përsëritura dhe monotone, ajo më e ka bërë rutinë dënimet e saja ndaj gabimeve të shteteve ballkanike.

Tani më Britania e Madhe nuk është miku i saj. Brexit i Britanisë së Madhe nga Unioni Europian është realitet. Votat e risiguruara me dyfishimin e saj i jep leje kryeministrit që me pak mundim ta përfundojë këtë çështje.

Franca nga ana tjetër sfidon Unionin Europian si vendimarrëse dhe subjekt i rëndësishëm imponues. Ajo nuk mëshiron aspak vendet e Ballkanit për gabimet e bëra. Është bërë polici i BE-së që di të dënoj atëherë kur afrohemi tek fundi (shpëtimi). Franca poashtu ka trazirat në vendin e vet e cila mund të rezikoj presidencën e Manuel Makronit.

Jemi dëshmitarë të proceseve që cënojnë çdo siguri kombëtare. Më tepër vuajnë ato që nuk kanë siguruar mbrojtje nga krizat e këtilla. Skamja çdo herë e godet të varfërin edhe pse i pasuri nuk ngel i rehatshëm (pa kursyer)!

Bota ka nevojë për një rivendosje të politikave të mirëfillta. Politikat të cilët do të evitojnë shtetet që të rritin arsenalin e tyre ushtarak për inate politike. Prandaj vendimarrjet e drejta në kohën e duhur kursejnë kohën për zhvillimet ekonomike dhe mirëqenie në botë. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)