Nga Blerim Abedini, ISSD-NM
Analizë speciale nga Stambolli
Shekulli i kaluar dështoi në një masë të shtrijë tregun në mbarë rruzullin tokësor. Lufta e Ftohtë dhe sistemet ekonomike si ajo kapitaliste, socialiste dhe ajo e përzier i ekonomive të vendeve të Botës Tretë, dhanë një epilog të papërshtatshëm për progresin ndërkombëtarë. Humbësit dhe fituesit dolën në arenën ndërkombëtare pas reformave dhe kompromisit politik siç ishte Murri i Berlinit, pavarësimi i shteteve ish-sovjetike, reformat në ekonominë kineze, forcimi i zonës ekonomike të Bashkimit Evropian, zhvillimi i Afrikës, nxitja e arsimimit, inovacionet e reja, hulumtimet e kozmosit. Ndër tjera si nxitës të konkurrencës globale janë edhe sfidat natyrore për ruajtjen e ambientit jetësor, infrastruktura e re kundër tërmetit, parashikimet e motit me metoda të sofistikuara, informimi në kohë me ngjarjet në Botë, komunikimi i shpejt me aplikacionet kompjuterike;
Gjitha më lart ndikuan në ndryshimin e pikëpamjeve ndaj tregut global. Por akoma rregullat nga ish sistemet politiko-ekonomike, zënë vend në reformimet aktuale sikur ato-të hapjes së tregut. Barrierat janë kryesisht të establishmentit politik për të kufizuar konkurrencën lojale të kompanive regjionale dhe globale. Ky vakum i krijuar kohë pas kohe paraqet antagonizmin politik ndërmjet ish ekonomive elitare botërore. Antagonizmat e këtilla ekonomike hapin konfliktet ushtarake si që është regjimi i Koresë së Veriut, cënimi i pavarësisë së Taivanit, regjimi në Siri, krizat tek familjet mbretërore, burokracia në Indi, etj. Poashtu duhet shtuar edhe defaktorizimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që nuk mund të menaxhojë me krizat afrikane ndaj atyre grupeve ekstreme si dhe korrupsionit shtetëror.
Neglizhencë paraqitet ndaj korrupsionit edhe nga fondacionet e ndryshme botërore qoftë shtetërore ose globale që pasurojnë klasën politike. Është e dukshme se disa financime shtetërore bilaterale bëhen për të ndikuar politikisht në qeverinë e shtetit në zhvillim. Poashtu derisa nuk ka revizion të fondeve bilaterale ashtu në këtë rast huadhënësit marrin pjesë në korrupsion me palën huamarrëse.
Sidoqoftë, tregu vazhdon të përmbys këto barriera dalë-ngadalë, duke përmirësuar standardin jetësorë të qytetarëve si që është rasti me banorët e kontinentit afrikan që kanë themeluar bizneset e tyre me eksport të theksuar në tregun global. Aq më tepër, pandemitë e ardhshme do të hapin më tepër tregjet globale për bashkëpunimin në lëminë e shkencës për zgjidhje të shpejt ndaj rrezikut X.
Mund të themi se tregu ndikon në ndërgjegjen e një lideri politik të defokusohet nga zyra e tij në dritaren kah bota.