Blerim Abedini, Institute for Security Studies and Development- N. Macedonia
Në botën që jetojmë përsëriten ‘ciklonet’ politike që bashkëveprojnë për realizimin ose mbrojtjen e interesit politik. Në kohën e avancimeve teknologjike, vendimet politike mund te mbikqyren në mënyrë sekrete dhe të publikohen që është në dëm të subjektit politik. Zbulimet e kuantum kompjuterave të natyrës subatomike ku materia nuk ka vend, ka mundësi të dëshifroj keqbërësit politik.
Politikat kanë ndikim gjatë formulimit të tyre. Është fatale kur pasardhësit politik ç’rënjosin reformat e oponentëve paraardhës. Kjo është aktualiteti i hidhur në botën që jetojmë. Pra, një botë me dy kahje interesash. Ç’do herë ndeshim ciklone politike që bashkëveprojnë për realizimin ose mbrojtjen e interesit politik.
Në kohën e avancimeve teknologjike, vendimet politike mund te mbikqyren në mënyrë sekrete dhe të publikohen. Jemi dëshmitarë që sulmuesit e sistemeve kompjuterike të institucioneve qeveritare publikojnë c’do gjë që prish rendin e ri botëror ose si e quajmë “cënim të drejtësisë. Gjykatat kanë fituar një spiun të favorshëm për zgjidhjen e kontesteve politike duke ia mbyllur gojën të paditurit. E kam fjalën për teknokracinë, ajo që është përfolur në bankat shkollore dhe teorinë e Karl Marksit. Bota sfidohet me futjen e një sistemi unik të azhurimit të dhënave, përshkak të risigurimit të punës bankare. Ky sistem unik i azhurimit të dhënave informatike do t’i zbuloj keqpërdoruesit e sistemeve informatike. A është teknologjia informatike ajo që do të sjell rendin e ri botëror? Si duket, PO!
Nga trysnite e presidentit Trump, kemi një disproporcion me oponentët e tij politik paraardhës. Nga politikat pasive, bota i zgjon fuqitë e vjetra si Turqia e cila për rregullimin e marrëdhenieve tregëtare me Lindjen e Afërme, Azinë Qendrore, Afrikën, ajo detyrohet t’i largojë diktatorët në Amerikën Latine ku edhe i kanë krijuar çerdhet e veta.
Kina si një shtet komunist e cila teorinë e Marksit dhe Engelsit arriti ta mbijetojë, duhet të jetë shembull për shtetet si Rusia, Vietnami, Kuba, etj. Kina arriti të zhvilloi sferën e teknologjisë si e pavarur nga bota kapitaliste që ka ‘demokraci të shtrenjtë’. Zbulimet në lëminë e kompjuterëve si ato kuantum kompjuterat janë rrjedhim i zbulimeve të reja subatomike ku materia nuk ka vend, pra vjen në shprehja drita pa peshë. Kjo shpejtësi e madhe që kaplon kompjuterët në botë ka mundësi të dëshifroj keqbërësit politik.
Tashmë, kuantum kompjuterat përdoren vetëm nga gjigantet si Amazoni, Ali Baba, si dhe institucionet shtetërore në botë. Rrjedhimisht, teknokracia do t’i sfidoj shtetet demokratike të ecin drejt reformave përkundër atyre diktatoriale që do të shkatrohen në ‘vilajete’. Misionet e planifikura për hulumtimin e planeteve tjera janë një pasqyrë për të bindur se cilat shtete kanë progres të vazhdueshëm! Zbulimet e reja në lëminë e shkencave natyrore janë shtytje për krijimin e shoqërive teknokratike. Pra, shoqëritë ku politika do t‘i tërheqë rrënjët e gjata!