Koment nga Selim Ibraimi- Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti këtë javë do të niset drejt dhomave gjyqësore të Hagës. Mediat njoftuan se pas kthimit ai do të merret me caktimin e zv.ministrave dhe drejtorëve të BDI-së në qeverinë e Zoran Zaevit.
Tash disa gabime Ahmeti i bëri me caktimin e mëse 80 përqind të të njëjtëve individë në qeverinë e re duke marrë në konsideratë eksperiencën e disave në qeveri. Por tash nuk do të ketë arsyetime shtesë nëse ai do të vazhdojë të vendosë njerëz të njëjtë vetëm nga rrethi i ngushë i partisë, duke mos marrë njerëz profesionistë dhe që nuk janë me të.
Nëse ai do ta bëjë këtë, atëherë nuk kemi për çfarë risie të flasim në partinë e Ahmetit. Tani është koha që ai të dëshmohet sepse udhëtimet jashtë çdoherë prodhojnë vizione dhe plane te reja.
Do të jetë poshtëruese nëse Ahmeti do të vazhdojë të bëjë gabime të njëpasnjëshme dhe në fund t’i interpretojë të njëjtat vendime si të domosdoshme dhe me interes kombëtar.
Para hapjes së kapitujve me BE-në, jo vetëm qeveria por edhe ministrat e rinj dhe liderët duhet të reflektojë dhe t’ju japin fund politikave të nepotizmit. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)
[box type=”download” align=”aligncenter” ]Selim Ibraimi –është një analist shqiptaro-amerikan i politikës ndërkombëtare dhe studiues i çështjeve të Ballkanit. Ai u diplomua për gazetari (BA). Ai mban një diplomë master në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Webster, Scott Air Force Base në Shtetet e Bashkuara. Ibraimi është doktorant në shkencat politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ai jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara dhe Maqedoni. Ai është drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim – Maqedoni (ISSD). Ibraimi është autor i disa librave dhe botimeve për Ballkanin dhe rolin e fuqive të mëdha në rajon. Paqja e Ftohtë (10 vjet rikonfigurime gjeopolitike në Ballkan) -2016. Territori i luftës së heshtur (Trende dhe dinamika të reja gjeopolitike në Evropën Juglindore) -2018. Beteja vendimtare (Murtaja e ndryshimeve kufitare në Ballkan) -2019.[/box]i