KONTESTI MAQEDONO-BULLGAR është kontest mes tyre dhe sa kohë që do jetë edhe si zgjidhje mes tyre ,e cila nuk prek intereresat e të tjerëve me atë zgjidhje, në rastin konkret, të ne shqiptarëve dhe në legjitimitetin tonë që buron nga autoktonia jonë këtu.
Cilado përpjekje e palës këtu për ta shfrytëzuar këtë kontest edhe si zgjidhje të delegjitimimit të prezenës historike të shqiptarëve dhe të drejtës që buron prej tij për dinjitet të barabartë politik, gjuhësor, e kultural të shqiptarëve, do jetë i kontestuar nga brenda edhe legaliteti edhe legjitimiteti i konceptit të shtetit të Maqedonisë, dhe hesap pa hanxhinë do jetë prap çdo përpjekje që legjitimetitetin e çoroditur të shtetit me plurietnicitet të thellë historik, përmes “marrëveshjeve” me fqinjët ta kthejnë në shtet me dominim njëetnik dhe duke suprimuar edhe minimumin e një praku të MO të 2001, një “marrëveshje” edhe ashtu me legjitimitet tejet të brishtë.
Ne besojmë se pala bullgare nuk do shkelë në këtë bazë që eventualisht mund t’i ofrohet nga pala tjetër.
(Marrë nga profili i autorit në Facebook)
@CSSDMacedonia
S.I.
29.11.2020