Nga Selim Ibraimi- Beshliqi pas shumë sukseseve si deputet dhe si një karrierist i jashtëzakonshëm, një ditë vendosi të njoftonte masën popullore të kohës se kishte në plan të kandidonte për kryetar bashkie. Ai tashmë ishte bërë i njohur për ambiciet për pushtet dhe përmes zgjedhjeve të reja lokale, synonte të mbante gjallë partitë që humbi terren nga partitë tjera. Dita ditës prestigji i tij si udhëheqës po binte, pasi elektorati tashmë ishte mësuar me të si një figurë që nuk e mbante fjalën. Padyshim se Beshliqi dëshironte të kthente popullaritetin e dikurshëm e që kishte të bënte me disa premtime ndaj tregtarëve të Pollogut për eksportin e groshës tetovare me një çmim më të lartë në Banat dhe në Shumadi të Serbisë.
Përpjekjet e tij i habitën shumë miq nga kancelaritë evropiane të cilët me vite ishin angazhuar që shoku Beshliq dhe partia që ai drejtonte të fitonin disa mandate në Shkup. Siç dihet Beshliqi e filloi karrierën në Beograd, dhe më pas e vazhdoi në Shkup dhe çuditërisht dëshironte të përfundonte në Tetovë, në komunat që ishin nën sundimin e Mbretërisë Serbo-Kroate- Sllovene (SKS).

Sipas gazetave të kohës, Beshliqi priste ndihmë nga Vuk Karagjorgji, një mik i vjetër që e kishte ndihmuar zotni Beshliqin të ngjitej në pushtet dhe të formonte partinë në Shkup.
Oficerët e mbretërisë në raportet e tyre e përshkruanin Beshliqin si vetjak që mendonte ditë e natë për veten dhe për klanin që e mbështeste, por populli nuk pa gjë të mirë nga partia e tij dhe taktizimet që zotni Beshliqi i bënte. (ISSDMaqedonia- CSSDMacedonia) Skicë- 4
[highlight]Ndihma e Vuk Karagjorgjit -Skica- 5[/highlight]