function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );

Muri i vajtimit

Nga prof. Abdulla MehmetiPartitë politike të shqiptarëve në Maqedoni, me fajin e qytetarëve që i kanë votuar kandidatët e tyre pa kushte e kritere, të intelektualëve të papërgjegjshëm që kanë heshtur para çdo fatkeqësia mbi popullin shqiptar, në vend të shpenzimeve të panevojshme për propagandë dhe fushata parazgjedhore, do të duhej të ndërtojnë një MUR VAJTIMI, tejpërtej Maqedonisë, sidomos në qytetet dhe vendbanimet shqiptare, ku varret e të parëve po shkatërrohen, jeta po shuhet dalëngadalë, fushat kanë mbetur të djerra dhe djepat e thatë pa fëmijë;
– aty ku njëqind vjet ka vepruar dora e zezë e terrorit, krimeve, shpërnguljeve me dhunë, shfarrosjes së popullsisë vendëse, sidomos të racës autoktone shqiptare. Fatkeqësisht, ku edhe sot kjo politikë shoviniste vazhdon të mbjell varfëri, frikë e tmerr mbi qytetarët shqiptarë, por dhe mbi banorët tjetë që tradicionalisht kanë kultivuar fqinjësi të mirë me shqiptarët;
– për vitet e humbura të tranzicionit, shtetin ligjor dhe demokracinë e munguar, lirinë dhe barazinë e nëpërkëmbur nga nëntoka kriminale, e cila ka jetuar me haraç dhe krime, ndërsa qytetarët përditë e më tepër janë varfëruar, me të ardhme të pasigurt, ndërsa çereku i banorëve janë larguar nga vendi për mungesë perspektive, pasiguri dhe terror institucional e politik mbi ta (sipas Bankës Botërore, mbi 520 mijë qytetarë janë larguar deri më sot nga Maqedonia në botën e jashtme, gjysma e tyre llogaritet se janë shqiptarë).
Çdo qytetar i këtij vendi, sidomos shqiptarët, kanë nevojë më shumë se kurrë, për mirëqenie, progres ekonomik, liri dhe të drejta qytetare e kombëtare, për sigurimin e ekzistencës dhe mirëqenies në vendlindjen e tyre, jo në botën e jashtme, pa imponime nga jashtë, sidomos nga hegjemonizmi i fshehtë serb në Maqedoni, të cilin e kanë përkrahur deri më sot edhe partitë politike të shqiptarëve. Ky konstatim del duke marrë parasysh se gati çdo vit është organizuar nga një ekspeditë ndëshkuese ushtarake-policore në vendbanimet shqiptare, përmes proceseve të montuara politike, nga viti 1992 e deri më 27 prill 2017.
Ky shtet u takon të gjithë qytetarëve të tij të barabartë, shqiptarë dhe të tjerë, jo klaneve politike, grupeve kriminale që mbijetojnë duke mbjellur urrejtje ndërnacionale e ndërfetare, me krime e gjak, dhunë e mashtrime, me haraç mbi qytetarët e lodhur nga propaganda dhe skamja, ndërkohë që institucionet ndërkombëtare kanë konstatuar se qeveritë e derisotme në Maqedoni i kanë plaçkitur qytetarët dhe shtetin në një shumë marramendëse prej mbi 12 miliardë euro.
(FB post)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );