Nga Blerim Abedini, ISSD-NM

Jemi dëshmitarë të mashtrimeve të njëpasnjëshme nëpërmjet internetit si vazhdimësi e krimit klasik. Me anë të krimit nëpërmjet internetit përfitimi është më i madh në krahasim me tregtinë e drogës, trafikimin me njerëz, dhe shembuj nga shekulli i kaluar kur interneti mbizotëronte vetëm në ShBA. Integrimi në rrjetin e internetit është imperativ i kohës dhe ajo i mundëson njeriut të këtij shekulli t’i realizoj shërbimet, në kohë sa më të shkurt. Poashtu edhe mundësia e mashtrimeve është e madhe nëse nuk i japim rëndësi mbrojtjes ndaj këtyre sulmeve kibernetike. Transaksionet ilegale nëpërmjet bankave nacionale marrin pjesë në ndarjen e fitimit. Anembanë botës krijohen rrjete kriminale kibernetike multietnike që kanë aftësi të vjedhin paratë, bitkoinet-kripto monedhat dhe ti deponojnë në një bankë mashtruese që në të shumtën e rasteve gjenden në shtetet me regjim të theksuar.

Format e infiltrimit në shoqëri janë të ndryshme duke filluar me propagandë antiqeveritare nga shtetet e huaja që mbështesin mediumet, e pastaj si infeksion përhapet në grupet e hakerëve kibernetik. Pra komunikimi ndërmjet hakerëve që mbështeten nga shteti amë dhe atyre që nuk mbështeten nga shteti i vet që jetojnë në ShBA, Spanjë, Gjermani, Turqi e gjetiu krijon grupe të shumta që tërheqin 7000 bilion $ (sipas statistikës së vitit 2022) ose 2% të BPV të botës. Kjo skemë rritet në formë piramidale duke krijuar metoda të sofistikuara të mashtrimeve si zotërim i web faqeve të shtrenjta, bllokim i web faqeve të kompanive multinacionale, kërkesa e shpërblimit për mos publikimin e të dhënave të kompanisë dhe klientelës në rrjetin e internetit, sulmi ndaj personaliteteve botërorë, etj.

Mund të vërehet se shtetet e regjimit që i përkrahin hakerët kibernetikë e përshpejtojnë krimin kibernetik në botë si dhe grupet e posakrijuara që do ti luftojnë grupet e krimeve me anë gë mbrojtjes, bllokim ose zbulimin e çerdheve të tyre. Me sa duket luftimi i këtyre grupeve me anë të programeve Mcafee, Kaspersky, AVG, etj., nuk është akoma e shprehur nga njerëzit që përdorin internetin për pagesa online si të rrymës elektrike, kësteve, dokumenteve të ndryshme, kurseve që ofrohen me internet, produkteve online, etj. Çmimi i shërbimeve mbrojtëse nga programet lart përmendura, varion prej 20 deri 100 dollarë. Edhe pse bankat me famë botërore mund të kthejnë shumën e parave të marrë nga hakerët kibernetik, akoma bankat e vogla nuk kanë mundësi t’i kthejnë përshkak të kapitalit të vogël të tyre.

Pra, integrimi global ec paralelisht me demokratizimin për të liberalizuar qeveritë që të jenë pjesë e tregut botëror. Ekonomitë duhet të reflektohen nëpërmjet bursave të letrave me vlerë me qëllim që të ketë një pasqyrë për efiçencën e ekonomisë së tyre drejtpërdrejt në internet. Pra duhet të kemi parasysh se çdo gjë fillon me propagandë antiqeveritare të instaluar deri tek krijimi i grupeve kriminale kibernetike.