BESHLIQI E VIZITOI GALERINË E ARTEVE NË TETOVË

Nga Selim Ibraimi- Beshliqi, pas manovrave mahnitëse në politikë dhe hyrjes në koalicion me Partinë Komuniste Maqedonase, një ditë papritur u shfaq në Galerinë e Arteve në Tetovë. Duke buzëqeshur ai hyri në mjedisin e panjohur, por arti nuk ishte bota e tij. Ai kishte një plan aty, të provonte autoritetin e humbur të elektorati pasi hyrjes në koalicion me PKM. Të gjithë të pranishmit e shikonin Beshliqin me dyshim, sepse ai dhe arti i Tetovës nuk kishin gjë të përbashkët. Sipas kronistëve, zgjedhjet e vjeshtës do të vendosin fatin e tij dhe të partisë. (SKICË-9)