function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / ANALYSIS PLATFORM- ISSDMacedonia / Beshliqi shfaqet në Shkup!

Beshliqi shfaqet në Shkup!

Nga Selim Ibraimi- Zotëri Beshliqi pas një karriere të bujshme në Beograd dhe në disa parti, arriti të formojë një parti të veten në jug të Mbretërisë, në qytetin e Shkupit, ku ai në zgjedhjet nacionale fitoi disa deputetë. Z. Beshliq i urritur dhe karrierist, nuk mund ta fshehte ëndrrën e tij që të dukej si një lider karrizmatik.

Në ndërkohë, elektoratit ai i premtoi se do të bënte disa ndryshime në Kushtetutën e Mbretërisë. Mirëpo, kjo dukej se ishte vetëm një propagandë sa për të fituar pushtetin. Nga njoftimet e kohës nga brezi në brez, thuhet se vetëm grupi i tij i ngushtë arrtiti të ngjitej në majën e qeverisë së atëhershme, ku ministrat dhe drejtorët e z.Beshliq, shtronin darka dhe dreka në gjelltoret e kohës.

Gjithashtu, ministrat e zgjedhur në qeveri, kishin zhvilluar një rrjet nepotizmi, duke bërë punësime dhe zgjedhje jo të mira, duke filluar nga pozitat e këshilltarëve që vinin nga rrethi i ngushtë i miqëve të z.Beshliq dhe të përfaqësuesëve të zgjedhur.

Përveç që fituan si grup dhe si ‘nëndegë’ e partisë simotër në Beograd, z.Beshliq nuk arriti të plotësonte kërkesat e popullatës në Mbretëri. Beshliqi ishte i vetëdijshëm për rolin e tij në qeveri dhe fuqinë politike. Ai mundohej të kalkulonte që në zgjedhjet e ardhshme të dilte me të njëjtat kërkesa kinse kombëtare. Beshliqi vazhdoi edhe më tej të gëzonte të mirat e pushtetit. (Skicë-Selim Ibraimi)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );