function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / ANALYSIS PLATFORM- ISSDMacedonia / Kur zotni Beshliqi e vizitoi Tetovën!

Kur zotni Beshliqi e vizitoi Tetovën!

Nga Selim Ibraimi– Zotni Beshliqi pas suksesit në Beograd dhe në Shkup, ku triumfi i tij u ndie deri në SHBA, ai një ditë vizitoi Tetovën, pasi kishte dëgjuar nga anëtarët e tij të ngushtë të bazës se në Pollog, grosha që prodhohej ishte më e mira në rrethinë dhe në mbretëri. Pemët dhe perimet mund të ishin një rast i mirë për tregtinë që ai mendonte ta fillonte me njerëzit e tij. Anëtarët e ngushtë të degës së partisë i propozuan zotni Beshliqit një biznes tjetër, atë të rushit, gjegjësisht të prodhimit të verës.

Megjithatë zotni Beshliqi e pëlqente groshën dhe bashkë me anëtarët e ngushtë u ul të drekonte në një nga gjelltoret e qytetit. Ai ishte shume i gëzuar, pasi gjatë qëndrimt në Tetovë arriti të bindë disa pjestarë të mbështesnin partinë e tij në lojërat politike që i kishte nisur herë në Beograd dhe në Shkupin e asaj kohe.

Nga tregimet e kohës, thuhet se zotni Beshliqi ishte tepër praktik, pasi me profesionin ishte ekonomist dhe kishte një mentalitet ekonomik të qeverisjes mbretërore. Ai dhe grupi pas tij, i kishin bërë llogaritë mirë , duke folur para popullit për kombin dhe të drejtat e tyre në mbretëri dhe se me ardhjen e tyre në pushtet do t’i ndanin punët.

Kjo ishte pamja e tyre e tyre e jashtme, ndërsa pasi iknin në mbrëmje, i vazhdonin bizneset me partinë kryesore të kohës. Beshliqi mbeti një njeri jo i besuar dhe i dyshimtë, “virtytet” e të cilit i trashiguan udhëheqësit e rinj. (Skicë, Selim Ibraimi) (3)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );