Nga Syrja ETEMI- Manastiri i Leshkës, si qendër kulturore e fetare në zonën e Pollogut por edhe më gjërë, përveç tjerash, ka qenë edhe qerthull dhe shtëpi edhe e 35 murgjëve rusë. Kështu shkruhet në Wikipedi: wikipedia.org.mk, për të vazhduar:“Valamcët ishin murgjë rusë nga manastiri Valaam në Finlandë, të cilët në vitin 1926 vijnë në Leshkë”. Pas refuzimit në respektimin e kalendarit të ri , i përkrahur dhe mbështetur paraprakisht nga Kisha autonome e Finlandës dhe nga Patrikana e Konstantinopolit, një grup murgjish “tradicionalë”, u ndëshkua me internim në shtator të vitit 1926 dhe, pas një udhëtimi njëmujor, ky grup kallogjerësh mbërrin në Banovinën e Vardarit, përkatësisht në Maqedoni. Këtu, kjo kastë murgjish u prit nga mitropoliti Varnava-në cilësinë e të internuarëve për shkak të pravosllavies ortodokse. Krejt vëllazëria ruse për dy vite ka jetuar në stilin e ashtuquajtur “kinoviski” – në Manastirin e Leshkës, që mëpastaj për t’u shpërndarë në grupe më të vogla nga 2-3 popa, për t’u shuguruar në manastiret që i takonin Eparkisë së Shkupit.(Shih: Јанчовски, Тихомир (2010). Монаштвото во Македонија. Скопје). Nga ky grup që përmendëm mësipër, më së shumti u dallua prifti i quajtur, Teodorit, i cili kishte prejardhje ukrainase. Ky, duke kuptuar nga banorët vendas se mbi Manastirin e Leshkës gjendet një toponim Manaster’ i Vjetër (Star Manastir) dhe janë vërejtur gjurmë të kishës së braktisur, interesohet për këtë lokalitet që në vitin 1927 dhe fillon të punojë e gjurmojë. Gjatë gërmimit, Teodoriti ka qenë i befasuar nga gjetjet e çmuara nga rrënimi i kësaj kishe me ikonostase të mermerta, tërpezaria e nderit, froni i arkierejit, kryqëtaria dhe tre sarkofage prej të cilëve një në ktitorin i cili njëkohësisht ka qenë edhe i peshkopit Pollogas. I mahnitur nga pasuria dhe vlerat e paçmueshme arkeologjike të gjetura, menjëherë ka qenë i lajmëruar mitropoliti i Shkupit, Varnava dhe profesori i universitetit të Shkupit, Radovan Grujiq. Të dy vijnë në vendin e piketuar për t’u vërtetuar. Atëherë mitropoliti Varnava i jep mbështetje të fuqishme, ndërsa profesor Grujiqi i studioi të gjitha materialet dhe hulumtimet i boton në periodikun e shoqatës hulumtuese të Shkupit nr. 13 në vitin 1933 me titull: „Полошко-тетовска епархија и манастирот Лешок”. (“Eparkia Pollogase – Shkupiane dhe Manastiri Leshka” ). Pas këtij eksplorimi, Teodoriti muret e vjetra i rindërton kurse objektin e mbrojti me kulm. Brenda në kishë, ai jetoi. Në jug të kishës ndërtoi një këmbanare. Nevojat e përditshmërisë i plotësonte me ndihmën e shërbyesve të manastirit, (ku nuk kanë munguar edhe disa banorë sllatinasë, S.E.). Këtë rutinë e bënte duke u dhënë sinjale me anë të borisë së bririt. Pas vdekjes së Teodoritit (më 1939), ai varroset në jug të kishës. Banorët vendasë(të krishterë), për çdo vjet, për ditën e Athanasit, më 30 janar, tradicionalisht e vizitojnë këtë vend. (Marrë nga profili i autorit në Facebook)