Blerim Abedini, Instituti për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim në Maqedoninë Veriore (ISSD-NM)

Bota në prag të ndryshimeve rrënjësore. Tregu si kushtëzimi historik që ia merr topin politikanëve.  Pse ngecim për një dekadë prapa zhvillimeve? Lidershipet e reja të botës dhe kushtëzimi për zgjedhje të reja!

Është e sigurtë se bota prej një pike ekstreme kthehet në normale. Kjo është përsëritur gjatë historisë por me amplituda të ndryshme. Piramidat e shumta të ndërtuara në rruzullin tokësor japin një pasqyrë historike të lidershipit të hershëm. Tani piramidat e qeverisjes i hasim në literaturë por të papërfillur nga karieristët.

Polarizimi i botës ekziston në shumë sfera, dhe kjo më së miri e tronditi me shembullin e ilaçit anti Covid-19, me mos bashkëpunimin në rruajtjen e shëndetit global. Sidoqoftë formula e vaksinës zbulohet individualisht në Gjermani, e cila kalon fazën-3 me mbi 90% sukses në rastin e shërimit.

Sa për rikujtim virusi u paraqit në një kohë të polarizimit të skajshëm si në politikat ndër qevëritare, aleancat ushtarake të përkohshme, luftrat qytetare, luftërat ekstremiste, barierat tregtare, tek josiguria kibernetike, trafikimit me njerëz, drogës, me kafshë të egra, burgosjeve pa seanca ndëgjimi dhe fakte, varfërisë nga luftimet, mungesës së barërave, etj.

Rrjedh se bota kthehet në një dekadë të ripërtrirjes socio ekonomike dhe politike përkundrazi, eskalimi i mëtejshëm i krizës mund të jetë i natyrve të ndryshme. Është koha që EU mos të toleroj, zhvendosjet e lidershipit politik nga rekomandimet e Parlamentit Evropian. Këto u hetuan në Hungari, tani me Bullgarinë. Kandidatët e Ballkanit Përendimorë hasin pengesa nga Rusia me rivalitetin anti Perendimorë, dhe nga ikja e tyre drejt ekonomive stabile.

Megjithatë, kjo dekadë deformoi politikat progresive evropiane  gjatë barierave tregtare që u vendosën nga SHBA si masa të ish shekullit për mbrojtjen e ekonomisë, kushtëzimeve financiare të shteteve antare të NATO-s, ndërhyrrjet kibernetike në dhënat elektronike të politikanëve, përgjimët e jashtligjshme, emigrimi i popujve të Azisë dhe Afrikës nga vendet e krizës, papunësia, çështjet e tejzgjatura gjyqësore, korrupsioni dhe mitoja, etj. Lufta Siriane si dhe shumë kryengritje tjera fillet i kanë nga zgjedhjet jo demokratike.

Demokracia u dhunua poashtu në Venecuelë, Sudan (por korri sukses më vonë), Egjipt, Jemen, etj. Një sërë shtetesh autoritare janë pengesë e zhvillimieve si Somalia, Egjipti, Izraeli, Arabia Saudite që pengojnë proceset në Lindjen e Afërme dhe më gjërë.

Dekada e kaluar nxorri në pah përçarjet fetare, zhvendosjet e shteteve të NATO si pakënaqësi ndaj ndikimit të saj,  përçarjet mes shteteve islame si ato të Magrebit dhe Lindjes së Afërme, luftërat dhe regjimet e mbetura në Evropën Lindore, luftrat civile dhe religjioze në Afrikë, etj.

Foto nga ‘Redlands Daily Facts’- RDF.

 

Pra, me siguri duhet të reformohemi si që e kërkon shëndeti i njeriut! Por çfarë na pret në dekadën e tretë?

Vërejmë se Kina orientohet kah tregu duke reformuar shoqërinë komuniste, ndërsa Rusia ngatëroi rrugën duke ndryshuar shpesh reformat gjatë së cilës ekonomia u dobësua që la shtetin mbapa afro dy dekada. Por kompleksiteti i çështjeve të brendshme do t’i le pasoja Rusisë për stabilitet të ardhshëm. SHBA-ja me president të ri dhe me karierë politike, do të orvatet të vazhdoj aty ku kanë ngelur presidentët dhe funksionarët e shquar të SHBA-së.

Kjo vërehet nga tendenca e tij për rrikthimin e SHBA-së, në një faktor global. Rrjedhimisht Evropa pas rënies së Murit të Berlinit vazhdoi procesin e rindërtimit të Unionit Evropian duke lënë Luftën e Ftohtë në histori. Ajo nuk dëshiron të përsëritet historia, prandaj me maturi sjell vendime që do të prodhojnë efikasitet meqense, SHBA nën presidencën e Trump ishte i diskurajuar me politikën e Unionit dhe favorizonte, falimentimin e EU në procesin e integrimit dhe mbarrëvajtjes.

Me siguri që EU në dekadën që vjen do të ketë vështirësi me konsolidimin e shteteve anëtare me implementimin e ligjeve dhe zhvillimin e ekonomisë të tregut. Posaçërisht duhet theksuar se edhe zhvillimi rajonal i barabartë në kufijtë e EU-së do të jetë sfidë e dekadës së tretë, që lirisht mund të themi se është indikator për progresin dhe unitetin e Unionit.