Nga Selim Ibraimi- Ministrit të një partie në qeveri si paska pëlqyer kronika e një gazetari që lidhej me gjuhën dhe asimilimin e shqiptarëve në fshatrat e jugut të Maqedonisë dhe gjetiu. E tash gazetari do të njëlloset se i takon asaj apo kësaj partie dhe menjëherë do ta shpallim armik të partisë! Me çfarë logjike politike qëndroni në qeveri dhe i keni marrë votat për të qeverisur?!

Gazetari e ka për detyrë profesionale t’i përfshijë të gjitha palët në tregimin e tij gazetaresk, e tani nëse një palë nuk i përgjigjet kërkesave të reporterit, përgjegjësia bie mbi anën që refuzon dhe sidomos zyrtarët që qeverisin dhe ligjvënësit.

Pyetni kryeministrin tuaj se a shkojnë në favor të Maqedonisë së Veriut dhe lirisë së shtypit akuzat dhe njëllosjet kundër gazetarëve? Sigurisht se ai do t’ju thotë se jo dhe kjo nuk është sjellje e mirë e një ministri të ri apo deputeti që synojnë shumë në politikë. Të zgjedhurit e kanë për detyrë të trimërohen aty në qeveri dhe në parlament për problemet dhe fenomenet dhe jo në mediat sociale.