Blerim Abedini, ISSZH-MV
Bota pa politikë aktualisht nuk mund të paramendohet. Paraqitja e partive të gjelbërta zbut natyrën e egër të liderëve pasi natyra është kundër tyre. Bota jonë historikisht dëshmoi se është një trashiguese e përbetuar e drejtimit hierarkik. Niveli arsimorë mban gjallë njeriun dhe ul psikologjinë e vrazhdë të viktimizimit të tjerëve.
Vërehen periudha kohore inaktive të angazhimit të lidershipit politik e cila vepron në mënyrë hierarkike. Pikërisht ambienti jetësor është ajo që i përgjigjet lidershipit politik nga inaktiviteti i saj.
Një sërë shkencëtarësh presin urdhërin politik të zbatojnë hulumtimet e tyre në natyrën e dëmtuar nga shpërndarja e CO2. Dikur kërkohej nga shkenctarët të garojnë në armatimin global që të mbahet hierarkia politike.
Sot studimi i planetit Mars për një strehim të mundshëm përshkak apokalipsës së Tokës na jep të kuptojmë se jeta është seriozisht e rezikuar me ndryshimet klimatike.
Ndryshimet natyrore pas revolucionit industrial për një shekuj rritën temperaturën e Tokës për 4 °C. Një debalans prej 4 e ndoshta 5°C solli shkatërime të papara me zjaret në Amazon, Kaliforni, Australi, Greqi, etj. Vërshime të ujrave, shkatërimin e kulturave bujqësore me rezet ultravjollce, vërshimi i ujrave oqeanike, prerja pamasë e pyjeve, vrasja e kafshëve të egra për mbijetimin e qenies inteligjente, sëmundjet virologjike që besohet është nga disbalansi i mbiveprimit të njeriut mbi natyrën.
Në shekullin e ri u shfaqën partitë e gjelbërta për të kundërshtuar ato që garojnë në bashkëveprimet e tyre me armatim bashkëkohorë. Është një mënyrë e ndikimit në psikologjinë e polikanëve që jetojnë në dhomat e klimatizuara ose bregdetare. Presidenca e re e ShBA me rrikthim në agjendën e ndryshimeve klimatike tregoi se demokracia gjatë 2016-2020 dështoi dhe ishte kundër ruajtjes së natyrës bile edhe duke neglizhuar virusin Korona. Sidoqoftë, ky gabim i kushtoi ShBA-së 600.000 jetë.
Është realistik angazhimi i disa instancave që individ me përvojë dhe studime politike të jenë bartës të këtyre pozicioneve që jep optimizëm për një angazhim politik në të gjitha lëminjtë në Botë.
Megjithatë, diçka është vizuele-njeriu reagon kur i afrohet shkatërimi dhe atëherë vonesa nuk mund diskutohet. Rasti me shembjen e objektit në Floridë-Surfside tregon se faktori njeri është shkaktarë. Në vitin 2018 inxhinirë kishin vërtetuar se objekti është në rezikun e shembjes nga zbutja e tullave dhe korrozioni edhe pse historikisht ajo zonë ku është ndërtuar ndërtesa e apartamentëve ka pasur një nivel të afërt të ujit me sipërfaqen e tokës.
Sidoqoftë, Bota nuk dot ngel pa njerëz, por a do të mbeten varfërit në këtë planet me klimë ekstreme derisa shtetet elitare do të udhëtojnë në planetet e reja me kushte dhe sfida të reja! Mua më pëlqejnë ky zhanr i filmave artistik sepse alarmojnë një gjendje të arrdhmërisë që shpesh është konfirmuar në një masë!