Blerim Abedini, Instituti për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim ISSD-NM
Burimet historike për Ballkanin në shekullin XX, tregojnë se sektori i biznesit është përballur me sfida politike.
Kompanitë në Ballkan janë ndihmuar nga ndërmarrjet perëndimore. Ky përparim teknologjik ka ndodhur në sektorët si: industria ajrore, industria ushqimore, industria e makinave, industria e rrugës hekurudhore, mediumet, e cila do të japë kontribute për të ardhmen.
Në këtë kronologji të ndërmarrjeve të biznesit në Ballkan gjatë shekullit XX, do të përpiqem të tregoj evoluimin e biznesit në lidhje me inovacionet nëpër universitetet dhe sektorët privatë.
(Viti 1927) Air Serbia (Aeroput). Qendra e tij kryesore është aeroporti Nikolla Tesla e Beogradit. “Aeroput” ishte sinonim i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene duke fluturuar në destinacionet e qyteteve të ndryshme si Beograd–Zagreb–Graz–Vjenë në vitin 1929. Gjatë viteve 1930, ajo u zgjerua me linja të reja drejt destinacioneve si: Austri, Çekosllovaki, Hungari, Rumani , Bullgari, Greqi, Turqi, Shqipëri dhe Itali. Modeli i saj përbëhej nga Aeroput MMS-3, Breguet, Caudron Goéland, De Havilland, Dragon Rapide, Farman, Spartan Cruiser II, si dhe një nga prodhuesi vendas “Zmaj”. Pas Luftës së Dytë Botërore, kompania u shtetëzua dhe u ribrandua si JAT- Jugoslovenski Aerotransport. Në v.1963 flota përbëhej nga avionë me teknologji të Perëndimit si: McDonnell Douglas, Boeing dhe më vonë Airbus. Sipas IATA në 1988, “JAT” u rendit si kompania e 10-të më e madhe ajrore në Evropë duke fluturuar në 76 destinacione në 39 shtete. Më 1 gusht 2013, “Jat Airways” dhe “Etihad Airways” hyjnë në një marrëveshje partneriteti strategjik. “Jat Airways” më pas u riemërua në “Air Serbia” në tetor 2013. Më 23 qershor 2016, “Air Serbia” filloi të operonte fluturime pa ndalesa midis Beogradit dhe New York-ut duke përdorur një Airbus A330-200 të marrë me qira nga partneri i saj Etihad- Jet Airways. “Air Serbia” zbatoi një plan të gjerë ristrukturimi në mes të v.2017 që solli ndryshime në të gjitha nivelet e kompanisë për të përmirësuar performancën e saj. http://airserbia.com/
(Viti 1927) “Industrija Motora Rakovica” ishte një prodhues traktorësh me seli në Rakovicë, Sërbi. Motorët bazohen në modelet Perkins si dhe në modelet Landini dhe Massey Ferguson. Në vitin 2009, IMR formoi një partneritet ose ndërmarrje të përbashkët me traktorët “IMT”. Në vitin 2011, IMR filloi të dërgonte traktorë-CKD në Etiopi, në Egjipt si traktorë-EAMCO. Opsioni 4×4 i modelit Rakovica, ishte e njohur me modelet si, 65,60,65,76. Super seritë (47,65,76), 120/135, traktorë me prodhim të kufizuar 65 12 BS dhe 75 12 BS. Modelet tjera përfshijnë: Rakovica 50 DV (traktor Goldoni), Rakovica Transporter (Goldoni) dhe Rakovica R110 Turbo. IMR falimentoi në v.2015 së bashku me IMT.
(Viti 1927) Ankara Radio, është një rrjet radiofonik mbarëkombëtar me transmetimin e parë në nëntor, 1927. Përfshinte transmetues me frekuenca, AM me valë të gjata 5 kW me mbi 1554 metra. http://www.trt.net.tr/Radyo/RadyoAna.aspx
(Viti 1927) Rabotnichesko delo (‘Veprat e Punëtorit’) ishte një gazetë majtiste e Partisë Komuniste Bullgare. Gazeta u shtyp në Sofje. Gazeta e parë u botua në 5 Mars 1927. Ajo u ndalua pas grushtit të shtetit bullgar të 1934. Sërish grushteti tjetër në v.1944 bëri që gazeta të jetë mjeti kryesor propagandues i partisë. Gazeta u riemërua Duma (“Fjala”) në v.1990. Por së shpejti u mbyll me rënien e Republikës Popullore të Bullgarisë dhe shpërbërjen e Partisë Komuniste Bullgare në 1990.
(Viti 1928) “Birra Korça” është një kompani prodhuese e birrës, e themeluar në Korçë, Shqipëri, në vitin 1928. Kompania ka qenë aktive pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Në shekullin e ri, kompania është një degë e grupit IHB që nga viti 2004. Është prodhuesi i tretë për nga kapaciteti prodhues në Shqipëri. http://birrakorca.com.al/
(Viti 1928) Proletarul (‘Proletar’) ishte një gazetë e botuar në Rumani ndërmjet viteve 1928-1935. Kjo gazetë ishte lajmëtarë i Partisë së Punëtorëve Socialistë të Rumanisë, ndërsa më vonë u bashkua në Partinë e Bashkuar Socialiste. Botimi i “Proletarul” u pezullua nga qeveria Rumune në gusht të v.1935.
(Viti 1928) Kompania Radio Transmetuese e Rumanisë (“Societatea Română de Radiodifuziune”), është medium publik dhe operon me frekuenca në FM dhe AM, nëpërmjet internetit, brenda kanaleve kombëtare dhe lokale; Stacioni i radios globalisht transmetohet në dy kanale në gjuhët: rumanisht, anglisht, frëngjisht, arumunisht, spanjolisht, gjermanisht, italisht, sërbisht, rusisht, gj.ukrainase, kinezisht dhe arabisht. “Shoqata e Miqve të Radios” dhe Instituti Elektroteknik Universitar në vitin 1927, ndërtuan një emëtues me valë të shkurta, duke përcjellur transmetimet e para eksperimentale transatlantike. http://www.srr.ro/
(Viti 1928) “Prvi Partizan”. Kompania u themelua me emrin “FOMU – Fabrika Oruzhja i Municije Uzhice”(“Fabrika e Armëve dhe Municioneve në Uzhicë”). Kompania prodhon municion për konsumatorë civilë dhe ushtarakë me një kalibër të ndryshëm. Disa gëzhoja municioni: 8x56mmR të përdorur në Mannlicher, 7,92×33 mm Kurz- të përdorur në pushkën StG 44, dhe gëzhoja argjentinase 7,65×53mm. Në vitin 2009, kompania e prezantoi produktin 8mm Lebel. Pas Luftës së Dytë Botërore për nder të partizanëve u emërua Prvi Partizan (“Partizani i Parë”). Sipas kompanisë për statistika globale të tregtisë “Panjiva” në Nju Jork- https://panjiva.com/, ‘Prvi Partizan’ u rendit si furnizuesi i tretë në madhësi për municione në tregun e Shteteve të Bashkuara në vitin 2016. Poashtu qeveria e Sërbisë ka investuar 4 milion euro për repartin e ri në vitin 2017. http://www.prvipartizan.com/
(Viti 1928) Radio Ljubljana përhapi transmetimet e para eksperimentale më 1 Shtator 1928. Më 11 Prill 1941, transmetuesi i stacionit në Domzhale u shkatërrua dhe stacioni u pushtua nga italianët. Më vonë programi i dytë në radio filloi në v.1951. TV Ljubljana dha transmetimet për emisionet si Eurovisioni, kërcimet në ski në qendrën “Planica”, në vitin 1960. Transmetimi i programit me ngjyra filloi në vitin 1966, pasi u prodhua aparati televiziv slloven me ngjyra. Në vitin 1968, emisioni i lajmeve u emëtua në gjuhën sërbo-kroate. Në 1971, TV Koper/Capodistria, një filialë, u instalua si stacioni i parë televiziv dygjuhësh në Slloveni. Për shkak se stacioni përdori standardin e ngjyrave PAL, italianët filluan të blenin aparate televizivë PAL përkundër atyre franceze. Në vitin 1984, u prezantua- Teleteksti, ndërsa digjitalizimi filloi në 1986. Kur Sllovenia fitoi pavarësinë në v.1991, institucioni u riemërua në “Radiotelevizioni Slloven”. Më 1 janar 1993, “RTV Sllovenia” u pranua si një anëtare e “Transmetimeve të Bashkimit Evropian”. Në vitin 1995, RTV Slovenija publikoi faqen e saj të parë në internet. Digjitalizimi i radios filloi në 1995, ndërsa digjitalizimi i transmetimit televiziv filloi në vitin 1999. Në vitin 1997, transmetimi satelitor filloi përmes Hot Bird 3. Në maj 2008 “TV Sllovenia” filloi transmetimin e një kanali të tretë televiziv. Në gusht 2008 TV Sllovenia transmetoi kualitetin HD- në Lojërat Olimpike 2008 në kanalin testues DVB-T. Referendumi I mbajtur për ligjin e transmetimit publik slloven, 2010 u refuzua nga votuesit. Në vitin 2011, sinjali analog u braktis. http://www.rtvslo.si/
(Viti 1929) Cedevita filloi prodhimin në 1929 në Borongaj, Kroaci si degë e ndërmarrjes zvicerane Wander sh.a., për produktet dietetike. Në 1947, një repart i ri u ndërtua në Trogir, për përpunimin e bimëve dhe prodhimin e çajrave. “Cedevita shppk” prodhon një gamë të gjerë të çajrave, pijeve të menjëhershme dhe produkteve dietike. Një pronar i shquar i ndërmarrjes ishte kompania farmaceutike kroate “Pliva sh.a.”. Që nga viti 2001 “Cedevita” ka qenë pjesë e “Atlantic Grup”. http://www.cedevita.hr/