Nga Selim Ibraimi, UashingtonDrejtuesi i Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami pas ikjes misterioze të ish shefit të inteligjencës maqedonase Sasho Mijallkov është shprehur në një debat televiziv se shteti ka dështuar për të parandaluar largimin e tij. Konstatimi është i vërtetë dhe qëndron, pasi qeveria ku bën pjesë ai me partnerin LSDM dhe shefin Zoran Zaev, pa mos i lënë anësh organet tjera, janë përgjegjëse për spektaklin e radhës të qeverisë Zaev -2. Ikja para të gjithëve e Gruevskit në vjeshtë të 2018-ës ishte pjesa e parë e dramës dhe e spektaklit Zaev -1.

Pas ngjarjes së turpshme për qeverinë dhe dëshirat e Maqedonisë së Veriut për t’i  filluar bisedimet me BE-në, asnjë lider si Bilall Kasami nuk e tha të vërtetën. Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev nuk thanë gjë, përveç se u bënë më qesharakë dhe jo serioz, pasi askush nuk ju beson në “luftën” për shtet ligjor.

Kasami ashtu siç kishte guximin dhe ambicien t’i hyjë koalicionit më një parti që bazën e ka komuniste (Jugosllave- Bolshevike) dhe që ka bërë shkelje të të drejtave themelore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me dekada, ai pa hamendje tha se qeveria ka dështuar. Nuk ka gjë më të ndershme se sa ta thuash të vërtetën, pasi mbi këtë kauzë Kasami fliste para elektoratit dhe kritikonte ashpër BDI-në dhe LSDM-në.

Kasami edhe pse është i varuar nga Zaevi dhe infrastruktuara e LSDM-së, me lëvizjet e fundit ka ecur para si një politikan fillestarë që premton në taktikë por, pa një strategji afatgjate të vazhdimit të politikave të pavarura. Zgjedhjet lokale do të dëshmojnë fuqinë e tij dhe të grupit që e mbështetë atë nëse do të mund të dalin si parti nga orbita e Zaevit dhe të ecin vetë në politikë. Disfatat, fitoret dhe përfitimet do t’i ndjekin po aty bashkë. (ISSDMaqedonia- @CSSDMacedonia)