KUJT I PENGON DREJTËSIA NË MAQEDONINË E V.?

NGA NAZIM ALIMI, SHBANë Maqedoninë e Veriut me shumë vonesë kanë filluar punësimet e shqiptarëve në administratën e re post konfiktuale. Në ish RSFJ, numri i të punësuarëve ishte mjaft i ultë, kurse tani ky numër është ndryshe, por jo aq dëshirues. Kjo në fakt ishte rryma serbe dhe maqedonase që pengonte zhvillimin dhe avancimin e shqiptarëve në pozita ose bënin avancimin e “UDB”-ashëve, e që sot mund të quhen të dëgjueshmit e pushteteve. Më shkatërrimin e RSFJ-së filluan ndryshimet, mirëpo këto rryma me të njëjtin stil po pengojnë zhvillimin socio-politik të shqiptarëve. Epo tani çfarë të bëhet më tej?!

Meqense kohërat kanë ndryshuar, atëherë tani duket se një përqindje e lartë e zyrtarëve shqiptarë në përgjithësi, janë përfaqësues të mirë, mirëpo është lidershipi i tyre që i bën të keq pas. Të vetmit zyrtarë që bëjnë shërbime pa dallime etnike, kulturore, gjuhësore, fetare dhe racore , krahasuar me zyrtarët maqedonas që diskriminimin e kanë në plan të parë, mund të themi se janë zyrtarët shqiptarë. Zyrtarët shqiptarë në MV janë të një stili të lartë evropian, por janë të “dredhur” nga rrymat e brendshme politike shqiptare dhe ato maqedonase që dëshirojnë këta zyrtarë të mos e thonë të vërtetën dhe drejtësia të jetë fundosur. Shembulli duhet të ndiqet nga të tjerët, nëse do të kemi në sistemin e drejtësisë maqedonase. Në MV kemi shumë raste të montuara politike dhe shumë premtime nga liderët dhe qeveria se të gjitha do të zgjidhen. Tash kur në vjeshtë do të mbahen zgjedhjet lokale me siguri do të ketë premtime boshe dhe patriotike rreth drejtësisë dhe sundimit të ligjit, e duke i harruar temat lokale. (I-@CSSDMaqedonia)

Nazim Alimi në Çikago, 1986.