Analisti nga Sarajeva Jasmin Mujanoviq ka kritikuar Bashkimin Evropian për politikën e butë ndaj Serbisë dhe për 5 shtetet që nuk e njohin Kosovën. “Ju po ndihmoni në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, për të nxitur një sjellje edhe më të keqe të Vuçiqit, një aleat i Rusisë dhe Kinës. Ju po dëmtoni interesat tuaja”– ka thënë Mujanoviq në Forumin Botëror të Demokracisë që po mbahet në Strasburg, dhe i organizuar nga Këshilli i Evropës. (@ISSDMacedonia)
2023-11-08