Nga Blerim Abedini, ISSD-NM

Tregtia dhe prodhimi për nevojat ushtarake varet nga lidershipi dhe vendimi për zhvillimin e këtij sektori prodhues. Sektori prodhues për nevojat ushtarake nuk i sjell fitime të majme ndonjë shteti edhe pse shënon trende rritëse. Ajo vazhdon të rruaj filozofinë e vjetër për mbrojtje dhe përhapjen e kulturës kombëtare. Duhet cekur se luftërat në bazë të motiveve kanë ndryshuar shumë nga e kaluara por akoma disa regjime ushtrojnë dhunë për të trembur qytetarët për vazhdimin e pushtetit gjatë presioneve zgjedhore. Derisa, Bota ngadalë largohet nga betejat ushtarake, në të kundërtën armatimi i shteteve në zhvillim vazhdon të furnizoj kazermat ushtarake me makineri dhe armatim adekuat. Pra, edhe pse shpenzimet ushtarake bëjnë zbritjen e buxhetit të shtetit ajo ka rol të rëndësishëm në sigurimin e investimeve, ruajtjen e paqës nacionale dhe përhapjen e diplomacisë së planifikuar nga lidershipi.

Në 2019, eksportuesit kryesorë të armatimit ishin Shtetet e Bashkuara (5,15 miliardë $), Tajlanda (1,93 miliardë $), Italia (652 milionë $), Gjermania (575 milionë $) dhe Koreja e Jugut (572 milionë $).

Në 2019 importuesit kryesorë të armatimit ishin Shtetet e Bashkuara (4,43 miliardë $), Arabia Saudite (1,98 miliardë $), Tajlanda (806 milionë $), Koreja e Jugut (678 milionë $) dhe Gjermania (401 milionë $).

Nga statistikat e Observatorisë së Kompleksitetit Ekonomik (OEC) për 2019 kuptojmë se eksporti I makinerisë ushtarake është si vijon: në 2019, eksportuesit kryesorë të makinerisë ushtarake ishin Shtetet e Bashkuara (679 milion $), Koreja e Jugut (87,7 milion $), Izraeli (76,9 milion $), Zvicra (41,1 milion $) dhe Gjermania (39,4 milion $).

Në 2019, importuesit kryesorë të makinerisë ushtarake ishin Katari (167 milion $), Arabia Saudite (133 milion $), Koreja e Jugut (84,1 milion $), Tajlanda (72,9 milion $) dhe India (70,5 milion $).

Për v. 2020 përqindja e hequr nga GDP për shpenzimet ushtarake në disa vende që hyjnë në domen të studimit janë:

SHBA prej 3,7% nga 21 trilion $ e GDP-së,

Kina prej1,7% nga 14,8 trilion $ e GDP-së,

Anglia prej 2,2% nga 2,69 trilion $ e GDP-së,

Rusia prej 4,3% nga 1,44 trilion $ e GDP-së,

Turqia prej 2,8% nga 627 miliardë $ e GDP-së,

Greqia prej 2,8% nga 166 miliardë $ e GDP-së,

Ukraina prej 4,1% nga 144 miliardë $ e GDP-së,

Hungaria prej 1,6% nga 135 miliardë $ e GDP-së,

Bullgaria prej 1,8% nga 60,6 miliardë $ e GDP-së,

Kroacia prej 1,8% nga 49 miliardë $ e GDP-së,

Serbia prej 2,1 % nga 46,5 miliardë $ e GDP-së,

Sllovenia prej 2,1 % nga 41,5 miliardë $ e GDP-së,

Rumania prej 2,3% nga 22 miliardë $ e GDP-së,

Bosnja prej 0,9% nga 18 miliardë $ e GDP-së,

Shqipëria prej 1,5% nga 10,8 miliardë $ e GDP-së,

Maqedonia e V. prej 1,3% nga 10,7 miliardë $ e GDP-së,

Kosova prej 1,1 % nga 6,8 miliardë $ e GDP-së,

Mali i Zi prej 2,1% nga 4.2 miliardë $ e GDP-së.

Shpenzimet ushtarake të shteteve në Ballkan për vitin 2021 janë:

Turqia- 19 miliard $,

Rumania- 5 miliard $,

Greqia- 4,8 miliardë $,

Hungaria- 2,1 miliard $,

Bullgaria- 1,1 miliard $,

Serbia- 907 milion $,

Kroacia- 800 milion $,

Sllovenia- 581 milion $,

Shqipëria- 250 milion $,

Bosnja- 165 milion $,

Maqedonia e Veriut- 115 milion $,

Mali i Zi- 65 milion $.

Shënime:

The Observatory of Economic Complexity (OEC)

https://oec.world/en/profile/hs92/military-weapons

Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI) https://bit.ly/3yXW219

Statista – The Statistics Portal for Market Data, Market Research, and Market Studies

The Effects of Military Spending on Economic Growth · Peace Science Digest