Nga Blerim Abedini, ISSD-NM

Evropa Lindore dhe Juglindore e përbërë kryesisht nga ish shtetet sovjetike, mbetet akoma rajon i pasigurt për Unionin Evropian. Derisa Maqedonia Veriore doli nga lista e shteteve të regjimit hibrid tani shteti duhet të merret me aktet korruptive. Korrupsioni ka lënë rrënjë të thella dhe partitë mazhoritare të involvuar në këto skema si që janë, pasuritë e patundshme, bizneset, tatimet, privatizimi dhe denacionalizimi. Kështu janë ndikuar gjykatat që të legjitimojnë korrupsionin dhe miton, e marrë nga subjektet politike ose afariste. Agjencioni kundër korrupsionit ankohet se qindra funksionarë të shtetit refuzojnë të paraqesin raportet e tyre. Ndërkohë ministria e punëve të brendshme gjen shkas t’i fajëson nëpunësit e administratës shtetërore për marrjen e mitos. Lajmi para ca ditësh që u raportua nga opozita, sqaron se 10 vite radhazi, nga 2012-2021 nuk janë paguar 16 milion euro subvencione për duhan vjelësit. Pra rrjedh se, edhe VMRO gjatë pushtetit të vet, si edhe LSDM nuk i kanë dhënë subvencionet. Logjika na thotë se partitë e mazhorancës bllokojnë punën e Agjencionit për Korrupcion. Derisa rrjedh dialogu Bullgari-Maqedoni akoma Gjykata Kushtetuese numëron 5 anëtarë. Kuvendi republikan nuk dëshiron të emëroj kandidatë të rinj, për arsye se dëshiron të bllokoj punën e saj rreth vendimeve të rëndësishme, thekson zonja Kacarska- kryetare e gjykatës. Pra, destabiliteti buron nga mito dhe korrupsioni, dhe ato krijojnë barriera për çdo çështje që tenton të zgjidhet!

Kulminacioni i krizës ukrainase ndikoI në armatosjen me paisje ushtarake të ish shteteve sovjetike. Anijet luftarake lundrojnë në Detin e Zi në limanet e Ukrainës, Romanisë dhe Bullgarisë. Me siguri do të ngel çështja e Krimesë, e cila për tash nuk furnizohet me ujë nga Ukraina dhe ka probleme bujqësore dhe tjera. Propagandat e plasuara nuk kanë të ndalur, gjoja se të drejtat e minoritetit rus në Ukrainë janë të cënuar, separatistët sulmojnë në Donbas, që janë taktika për të nxitur krizën. Ndërkohë, Transparensi Interneshënell raporton për mijëra qytetarë të ekzekutuar brenda vitit që jetojnë në Rusi. Si duket thënia: “Përçaj dhe sundo” ngel pseudonimi për kryetarin rus të vazhdoj lidershipin e përjetshëm si yrnek i marrë nga kryetari kinez. Bota dalëngadalë bashkohet në një aleancë të madhe ushtarake kundër shteteve me regjim të theksuar, derisa sanksionet ekonomike mund të jenë presioni i fundit ndaj tyre.

Por në anën tjetër, bota sfidohet nga ndryshimet klimatike. Migrimet e popullsisë nga thatësira dhe vërshimet, që ndodhin brenda shtetit ose jasht saj. Bangladeshi në Azi ballafaqohet me vërshime të mëdha kontinentale dhe ciklone detare (Monsunet) përshkak nivelit të ulët mbidetarë. Poashtu Sierra Leone është në listën e shteteve të rrezikuara me temperatura të larta, me mesatare vjetore prej 27°C. Pyllëzimi i Siera Leone është hapi primarë, e cila posedon rezerva të diamantit dhe mineraleve të ralla. Iniciativat për pyllëzim vijnë nga shteti i Kalifornisë. Siera Leone gjatë kohë përballet me luftë civile (nga shekulli i kaluar), gjë që e ka sjell në këtë gjendje pëballë natyrës së pamëshirshme.

Ndryshimet klimatike ndikojnë në shumë ekosisteme. Algat tek derdhjet e lumenjve vdesin duke i parandaluar pesticidet që vijnë nga lumenjtë. Këto mbetje të algave siç e dimë për milion vite krijojnë naftën nëntokësore. Shkencëtarët theksojnë se kemikaliet e derdhura në oqeane rrezikojnë vetëm ekosistemet që ndodhen në afërsi të ndotësve do të thotë nuk shpërndahen me ujë. Megjithatë ka edhe lajme të mira si ajo, për zvogëlimin e vrimës së Ozonit nga viti 2000. Por, shkatërimet natyrore vazhdojnë aty ku është më e dobët infrastruktura publike ose ekosistemi. Bota tani më është alarmuar, pasi që shtëpitë në brigjet detare janë në zhdukje e sipër nga lëvizja e tokës dhe ciklonet detare. Kompanitë e sigurimit poashtu hekin dorë nga shtëpitë e rezikuara të kësaj kategorie. Pyllëzimi si dhe sasia e nevojshme e ujit për vendet e thata janë projektet e ardhme. Gazi nëntokësorë si ajo nga Katari, Nigeria dhe ShBA janë opsionet zëvendësuese për gazin nëntokësorë të Rusisë për shkak të sanksioneve ekonomike me rastin e invazionit në teritorin ukrainas. Poashtu duhet llogaritur edhe në energjinë e rinovueshme e cila është shpresë dhënëse. Si aplikues kryesorë të paneleve solare janë Kina, India, Evropa dhe ShBA (lindja). Pra kemi panele solare në lugina, mbi liqene (panele notuese), mbi kanale të ujitjes (fikse) dhe në vende urbane (mbi pullaze). Shfrytëzimi i ujit nga oqeani me procesin e dekrypëzimit (desalination) vetëm se aplikohet në vendet tropikale si Kuvajti, Arabia Saudite, Izraeli dhe vendet tjera. Metodë më e re është kapja e rreshjeve atmosferike me instrumente adekuate dhe përdorimi i tyre tek vendet e thata për qëllime bujqësore. Burimet nëntokësore të ujit dita-ditës zvoglohen dhe thellësia e shpuarjes rritet. Ngrohja e tokës është rritur për 1,1°C për 100 vite. Ndërsa alarmohet të përshpejtohet deri në 1,5°C përshkak rritjes së metanit në bashkësi me CO2, gjë që ndikon për temperaturat e larta. Parashikohet se kjo stinë e verës në disa vende do të arrij mbi 50°C, sikur që ndodhi para një muajve në Argjentinë dhe Brazil. Derisa polarizimi i botës ose paqja e ftohtë vazhdon akoma, njeriu ngel i verbër ndaj reziqeve që i kanosen nga natyra. Pandemia vetëm se kaloi dhe kjo duhet të jetë mësim pët njerëzit, për kujdesin ndaj planetit.