Home / COUNTRY PROFILES / Rindërtimi i ekonomive të Ballkanit Perëndimor

Rindërtimi i ekonomive të Ballkanit Perëndimor

Nga Blerim Abedini, ISSD-NM

Ballkani sfidohet si përherë gjatë historisë. Por vërehen disa përparime, derisa gjeopolitika ballkanike merr konotacion tjetër. Maqedonia e Veriut me reformat e ngadalshme qysh nga vitet 90-ta e deri sot, arrin të kuptoj nevojën e reformimit të sistemit politik që të merr pjesë në grupin e shoqërive të mirëqenies. Ballkani e sidomos ajo Perëndimor, duhet të inkuadroj vlerat shoqërore që të mbaj veten në trendet moderne si që janë teknologjitë afirmuese, mbrojtja e natyrës nga zhdukja e pyjeve, reciklimin e mbetjeve të amvisërive e quajtur ndryshe projekti-zero mbeturina. Derisa Gjermania fiton 1 miliard euro nga reciklimi i mbeturinave, Maqedonia e Veriut është duke e shkatërruar ekosistemin me groposjen e mbetjeve ndër tokë.  

Ballkani Perëndimor ngec me punësimet në zonat rurale gjë që ndikon tek rinia, duke emigruar në qytetet e mëdhaja, me shitjen e pronave të patundshme për banesa në kryeqytet. Mungesa e transportit lokal deri te kompanitë prodhuese sikur që janë hekurudhat në BE, ndikojnë në zbrazjen e popullatës së komunave rurale. Bëhet e vështirë që njerëz me arsim universitarë të gjejnë punë në rrethinë, duke e kushtëzuar ato që ta ndërrojnë adresën e banimit, ose ndonjëherë edhe të largohet nga shteti i vet rezident. Ballkani Perëndimor që u trashëgua nga ish lideri-Tito, i la brezat e rinj me mungesë të kanalizimit atmosferik dhe atij fekal në vendet rurale.

Kompanitë shtetërore u mbyllën përshkak të korrupsionit dhe ri-kohabitacionit. Instalimet e ujësjellësit janë të vjetra dhe të ngushtuara nga gëlqerja për 50% në zonat rurale. Prerja e drunjve në male ka shteruar burimet deri 20 litra/sekond për dy dekada si mungesë e procesit të osmozës. Shkollat e ndërtuara nga ish lideri- Tito, teatrot që tash më janë të shembura, pa salla sportive në shumicën e komunave, mungesë të librarive dhe leximoreve me internet qasje i gjen kudo.

Të gjitha këto sfidojnë durimin e rinisë të braktisin vendbanimet. Infrastruktura publike e trashëguar nga Tito, sikur urat e vjetra, kanalet e ujitjes me sistem mesjetarë, trafo stacionet e krisura të rrymës elektrike, me bujqësi pothuaj të zhdukur nga mungesa e rrugëve të asfaltuara, dhe minat e mbetura në fushat bujqësore nga Lufta e fundit jugosllave po ashtu i sheh me vite. Të gjitha janë pjesë e debateve që bëhen në mediume, sepse rreziku nga vërshimet në kohën e klimës ekstreme mund të shkatërrojë shumë vendbanime në fshatra dhe qytete si dhe të rrit migracionin në vendet tjera ose në viset malore. Kjo vetëm se është duke ndodhur në vendet e varfëra të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Jugore si dhe në vendet bregdetare anembanë botës.

Pasojat e ngecjes së Ballkanit Perëndimor, kanë ndodhur me tranzicionin ekonomiko-politik, gjegjësisht me privatizimin ose zhdukjen e prodhimtarisë shtetërore dhe kalimin në sistemin demokratik ose pluralizëm politik. Shumë kompani që prodhonin mineralet e metaleve, prodhimet për bujqësi, makina transportuese, aeroplanë, ndërtimin e urave dhe rrugëve dhe prodhimin e aparateve për amvisëri nga vitet 90-ta dalëngadalë u mbyllën deri në vitin 2010. Filluan në skenën ekonomike të paraqiten kompani të vogla prodhuese si dhe investimet e huaja nga shtetet demokratike ose kapitaliste.

Duam apo jo ky tranzicion ekonomiko-politik na solli regres në të gjitha fushat bile edhe në fushën e arsimit. Gjindemi si në kohën e njëjtë pas Luftës së Dytë Botërore kur sllogani për ndërtimin dhe rindërtimin e Jugosllavisë aktivizoi masën e gjërë popullore që të rindërtoj infrastrukturën publike të shkatërruar, por kjo sot “nuk ha bukë”.

Si që shihet nuk jemi larg asaj gjendjes së viteve 1945-1955. Rreziqet që na kërcënojnë nga klima ekstreme do ti dobësoj ekonomitë shtetërore në mbarë globin tokësor. Kriza e burimeve energjetike kërkon nga njeriu të investoj në burimet e rinovueshme si ajo e diellit, erës, automatizimit, navigacionit satelitor, informimit të shpejt me anë të internetit, pyllëzimin, ujitjen e sipërfaqeve të shkreta, shfrytëzimin e metodës së dekripëzimit (desalination) të ujrave oqeanik për ujitje ose amvisëri, aplikimi i teknologjive të reja për absorbimin e ujrave atmosferik në vendet e thata, etj. Por duhet marrë parasysh se çdo krizë luftarake ose politiko-ekonomike do ti kushtoj shtrenjtë njerëzimit në aspektin e mbijetesës dhe natyrisht Ballkanit.

About Admin