SELIM IBRAIMIPas certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe formimit të qeverisë së Kosovës, në planin e jashtëm Kosova, qeveria e kryeministrit Albin Kurti do të sfidohet nga tre pika të nxehta:

E para nga negociatat serbo-kosovare e dyta integrimet europiane dhe e treta lidhet me të parën, çështja e veriut.

Si nën kategori, qeveria e re e Kosovës duhet të rivendosë raporte të reja më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

***

Me Shqipërinë duhet të kordinohet jo vetëm për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, por përshkak të mungesës së veprimeve të përbashkata në rajon dhe zhvillimit të kapaciteteve ekonomike në kuadër të një unioni të ardhshëm gjeo-ekonomik.

Me Maqedoninë Veriore, kërkohet një rishikim i hollësishëm i marrëdhënive, përshkak të gjendjes së shqiptarëve atje. Shkupi zyrtar gjithnjë ka qenë për një Kosovë të brishtë, të pa vendosur dhe me një politikë të jashtme që nuk ka në fushëveprimi interesat nacionale të shqiptarëve të Maqedonisë Veriore.

A do të ndryshojë kursin e jashtëm qeveria e Kurtit ndaj MV-së dhe rajonit apo do të vazhdojë të lëvizë në të njëjtat linja të diplomacisë së deritanishme të mykur kosovare? E gjithë kjo mbetet të shihet gjatë këtij viti, por ka të ngjarë që raportet me Serbinë dhe konsolidimi i brendshëm i shtetit të dominojë qeverisjen e Kurtit. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)