Alimi”: Serbia ka gjasa që nëpërmjet “Shengenit” të bëjë pushtimin ekonomik të shteteve të Ballkanit

VEPRIMTARI NAZIM ALIMI NGA SHBA MBI “SHENGENIN BALLKANIK”, KORRUPSIONIN DHE LIDERSHIPIN

Veprimtari Nazim Alimi nga Maqedonia në një bisedë për ISSDmaqedonia, i hedh një vështrim zhvillimeve politike në Maqedoni dhe në Ballkan.

Intervistoi Selim Ibraimi nga ISSDMaqedonia

 

Z.Alimi se e shini idenë e “Shengenit Ballkanik”?

Alimi: Unë nuk di më shumë, por sipas mendimit tim, pas këtij projekti të propozuar nga Serbia-Vuqiqi. qëndrojnë ide më ndryshe apo radikale duke filluar nga Kisha Serbe dhe ajo Ruse, dhe mendoj se kjo do të jetë një betejë e cila po zhvillohet në rajon se cili shtet do të dominojë në të ardhmen.Liderët shqiptarë kanë hyrë në mes “zjarrit gjeopolitik” dhe nuk e dinë se çfarë pasoja ka kjo dhe si do të jetë përfundimi i”Shengenit”.

 

Z.Alimi, çfarë mendoi se si po vepron Serbia sot, pra e kam fjalën se cilat metoda Serbia i përdor kundër politikanëve shqiptarë?

 

Alimi: Besoj se Serbia ka bërë përpjekje dhe do të vazhdojë të manipulojë politikanë duke ‘blerë’ figura të larta në politikën shqiptare në Ballkan dhe duke filluar nga zyrtarët ekonomikë dhe inteligjentë.Ajo që duhet thënë është se në kuadër të “Shengenit Ballkanik”, Serbia ka gjasa të mëdhaja që të bëjë “pushtimin ekonomik” të shteteve të Ballkanit dhe të definojë zhvillimet gjeopolitike që e mbjanë Rusinë gjallë në Ballkan. A duhet që politika shqiptare t’i besojë këtij projekti? Ne jemi për bashkëpunim ekonomik ashtu siç e sheh edhe SHBA-ja, por edhe të huajt duhet të kenë kujdes se çfarë partnerë strategjik po zgjedhin.

 

Z Alimi, në një situate hipotetike a mendoni se gjendja ekonomike e shqiptarëve do të ndryshojë?

Alimi: Jo përkundërazi, për fat të keq, emigrimi do të rritet dhe trazirat sociale mund të plasin në të gjithë shtetet shqiptare në rajon përshkak të korrupsionit dhe krimit politik, duke sfiduar qeveritë.Paralelisht, Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë pa i harruar ato në Luginë dhe Mal të Zi do të varrësoheshin nga projekti serb.

 

Z.Alimi, po çka mund të na thoni për liderët tanë?

Alimi: Liderët tanë dihet se kanë rrëshqitur dhe kanë vepruar në dëm të poopullit dhe po bëjnë sdëme të mëdha për qytetarët.Tani mbetet tek votuesit tanë se çka më tejç nëse dëshirojnë të vazhdojnë kështu me këta liderë apo të kundërshtojnë këtë situatë me vota kundër dhe në fund me protesta paqësore. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)