Nga Abdulla Mehmeti- PREAMBULA E KUSHTETUTËS AKTUALE ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME MARRËVESHJEN E OHRIT
Pse u shtua (kontrabandua) ky tekst në Preambulën e Kushtetutës, në kundërshtim me Marrëveshjen kornizë të Ohrit:
“…populli maqedonas, si dhe qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të saj, të cilët janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerë…”
Sqarime:
* Dyshohet se disa përfaqësues të partive politike të shqiptarëve atëkohë janë paguar (korruptuar) me shuma të mëdha parash (disa milionë euro) për këtë kompromis.
** Teksti origjinal i kësaj Marrëveshje është nënshkruar vetëm në gjuhën angleze, përkthimi dhe interpretimi i mëvonshëm nuk janë plotësisht të saktë.
***Kjo Marrëveshje është parafuar (nënshkruar) nga palët në bisedime, më 10 gusht 2001, në vilën “Biljana” në Ohër, ndërsa në Shkup, më 13 gusht, është improvizuar nënshkrimi i saj publik, për shkaqe të njohura, atëkohë të sigurisë së brishtë në vend.
MARREVESHJA KORNIZË E OHRIT
– ANEKSI “A”
Preambula e tashme të zëvendësohet bazuar në konceptin e të drejtave individuale dhe të shoqërisë qytetare, siç pason më poshtë:
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe ardhmërinë e atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe mirënjohës ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe me përkushtim ndaj angazhimit dhe luftës së tyre për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, por edhe përgjegjës para brezave që vijnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjithë asaj që është e vlefshme për trashëgiminë dhe begatinë kulturore dhe për bashkëjetesën në Maqedoni, të barabartë në të drejtat por edhe obligimet e tyre ndaj të mirës së përbashkët – Republikës së
Maqedonisë – në pajtim me traditat e Republikës së Krushevës dhe vendimet e KAÇKM-së, dhe në Referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, kanë vendosur që ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim që të aplikohet dhe të forcohet sundimi i së drejtës, që të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe të sigurohet paqja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale e kolektive, përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur lirisht e në zgjedhje demokratike, të cilët miratojnë. . .”
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË (2001)
AMENDAMENTI IV
“1. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas, si dhe qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të saj të cilët janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerë, duke e marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe mirënjohës ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe përkushtimin e përpjekjeve të tyre dhe luftës për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, dhe përgjegjës para gjeneratave të ardhshme për ruajtjen dhe zhvillimin e të gjithë asaj që është e vlefshme nga trashëgimia e pasur kulturore dhe bashkëjetesa në Maqedoni, të barabartë në të drejtat dhe obligimet e tyre për të mirën e përbashkët – Republikës së Maqedonisë – në përputhje me traditën e Republikës së Krushevës dhe vendimet e KAÇKM-së dhe të Referendumit të 8 shtatorit të vitit 1991, vendosën ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim që të vendoset dhe forcohet sundimi i së drejtës, që të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare, të sigurohet paqja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale dhe të përbashkët, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur në zgjedhjet e lira dhe demokratike, e nxjerrin këtë..”
2. Me pikën 1 të këtij Amendamenti, zëvendësohet Preambula e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Edhe me ndryshimet kushtetuese në frymën e Marrëveshjes së Prespës (janar 2019), asgjë thelbësore nuk ka ndryshuar, përveç disa plotësimeve formale, sikurse emri i Marrëveshjes së Ohrit, jo edhe rekomandimet që dalin prej saj, në përmbajtjen e Preambulës së Kushtetutë të Republikës së Maqedonisë Veriore.
(30 maj 2023)