Alicia Kearns: “Qëndrimi që po mbahet ndaj Kosovës është joproporcional”

Deputetja konservatore për Rutland dhe Melton, dhe Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe Alicia Kearns ka deklaruar në një postim në Twitter se “qëndrimi që po mbahet ndaj Kosovës është joproporcional”. “Mungesën e bllokimit ndaj Beogradit tregon mungesë ekuilibri dhe moskoherencë strategjike. Dështimi për të penguar militantët e armatosur dhe financuesit dhe blinduesit e tyre rrezikon të inkurajojë përshkallëzimin e mëtejshëm”.
Sipas deputetes marrja e ndërtesave komunale mund të ishte organizuar në bashkëpunim me aleatët dhe me njoftim paraprak për KFOR-in.