Blerim Abedini, ISSD-NM
Mediat sociale si udhëzuese të shekullit të ri; Zbehja e kohëpaskohshme e mediave të këtilla në mungesë të menaxhimit; Presioni politik periodik! Si çorientohet bordi drejtues gjatë presioneve dhe vendimeve jo të sigurta?
Mediumet sociale janë në përdorim zvogëlues në internet klubet, kafiteritë dhe lokalet e zakonshme duke u kombinuar me lojërat zbavitëse si të bixhozit dhe betejave virtuale të drejpërdrejta. Me zgjerimin e rrjeteve operuese këto përmbajtje u zhvendosën në banesa dhe për së fundi tek celularët dhe tabletët.
Mediat sociale dallojnë mes vete nga aspekti i punës që mundëson mbrojtjen e liçencës së saj. Tek Facebook-u hasim kritika të shpeshta përshkak absorbimit të presionit politik, shumëzimin e gjuhës së urrejtjes qoftë politike ose ndër-personale. Twitter mediumi si zakonisht në SHBA përfshin në masë të madhe çështjet politike, ku komentet e urrejtjes shpesh fshihen nga bordi. Linkedin përfshin fushën e biznesit dhe hulumtimeve shkencore. Instagrami dalëngadalë thith përdoruesit e Facebookut përshkak performancës së njëjtë dhe familijarizimit me të. Gjithashtu hasim edhe aplikacione kineze si Tik Tok që janë konkuruese ndaj aplikacioneve të ShBA-së. Bashkëpunimi politik global pas pandemisë është imanent, sikur dukuritë natyrore shkatërruese të inskenuar tek filmat fantastiko-shkencorë.
Pas Paqës së Ftohtë marrëveshjet bilaterale të nevojshme do të reduktojnë armatimin bërthamorë të Rusisë dhe ShBA-së, si hierarki piramidale që do të ul tensionet në rajone të ndryshme. Roli ì mediumeve në këtë aspekt është ì lartë poqese tejkalohet Paqa e Ftohtë dhe 1.5 miliard kinez, 1.3 miliard indas, rus, do të inkuadrohen në debatet globale frytdhënëse për parandalimin e dukurive shkatërruese si natyrore, kibernetike, tregtare, gjuhës së urrejtjes, lajmeve të rreme, hulumtimit të hapësirës qiellore, projekteve bashkëpunuese në planetin Mars për gjetjen e ujit dhe krijimin e qyteteve të para jetësore. Pra, mediumet sociale në këtë këndvështrim japin efikasitet gradual rritës në arritjen e sukseseve të shpejta në aspektin e gjetjes së kurrave të viruseve vdekjeprurëse shumë-shekullore, që mund të hasen në planetet tjera! Derisa akuzojmë mediumet për përzierje në kampanja zgjedhore, për promocionet avancuese të Google shfletuesit për produktet e ShBA-së, për konspiracionet e prejardhjes së virusit dhe dukurive negative që një qeveri tenton të instaloj për arsye të politikave të kundërta. Shihet imperativi i qartë që e gjithë bota duhet të ketë qasje në internet që projekti për informata të sakta dhe në kohë të arrij në çdo meridian të Tokës.