Warning: Declaration of tie_mega_menu_walker::start_el(&$output, $item, $depth, $args, $id = 0) should be compatible with Walker_Nav_Menu::start_el(&$output, $data_object, $depth = 0, $args = NULL, $current_object_id = 0) in /home2/gtunionm/cssd-ngo.org/wp-content/themes/jarida/functions/theme-functions.php on line 1854
Një faturë të shtrenjtë po e paguan Bilall Kasami: LSDM -ja e konsumon para elektoratit! | ISSD
Home / PROGRAMMES / Geopolitics and Technology / Një faturë të shtrenjtë po e paguan Bilall Kasami: LSDM -ja e konsumon para elektoratit!

Një faturë të shtrenjtë po e paguan Bilall Kasami: LSDM -ja e konsumon para elektoratit!

Nga Dr. Selim Ibraimi- Grafa etnike sipas propozim ligjit të ri të letër njoftimeve nuk do të jetë pjesë e ligjit. Së këndejmi Lëvizja “Besa” dhe kryetari Billal Kasami po digjen si kandili nga LSDM-ja dhe kryeministri Zoran Zaev. Tash e tutje, në fushatën zgjedhore për lokalet, partia dhe z. Kasami do të dalin me kartë të djegur rreth grafës dhe po aty ku mbështetej më parë e gjitha forca e partisë. Pasi dështuan me grafën, vendosjen e flamurit evropian në propozim ligjin e nënshtetësisë, drejtues të lartë të partisë dhe megafonë medial, u munduan ta përvetësojnë propozim ligjin e nënshtetësisë dhe të mbulojnë dështimet e njëpasnjëshme në qeveri dhe injorimet nga partneri i koalicionit. Kuptohet se me hyrjen në qeveri kanë arritur suksese individuale dhe grupore dhe siç duket këta të arritura i paraqesin si nacionale dhe etnike.

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.