function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );

TETOVËS SIME

Nga Urim Hasipi- Tetovë, të vranë pas shpine, ata që u dhe bukë e misër. Tetovë, ti çerdhe patriotizmi, të mbuluan kodoshët e kuislingët. Tetovë, dje vatër e diturisë sot vatër e paditurisë. Tetovë, ti ajkë e barrotit, sot ajkë e flliqsirave. Tetovë, ti streh për atdhetarë, sot streh për udbashë. Tetovë, ti prijatare në luftë, e fundit në paqë. Tetovë, të lanë zbathur të pabesët, të morrën në qafë tradhtarët. Tetovë, ti konak për pushktarë, sot konak për lakmitarë. Tetovë, ti kulm për udhëtarë, sot të vranë me nanë e babë se ishin shqiptarë. Tetovë, ti kala për trimëri, sot mbretëreshë pa kunorë. Tetovë, ti arkë e pasurisë, sot simbol i varfërisë. Tetovë, ti me gjak arbërie, të shitën për lek shumë lirë. Tetovë, ti shembull për ndershmëri, sot shembull për dyftyrësi. Tetovë, ti plis shqiptarie, sot kapelë për xhambaz e zemër shitun. Tetovë, ti shembull për pastërti, sot shembull për papastërti. Tetovë, ti shembull për krenari, sot kokë ulur për tradhëti. Tetovë, ti u dhe streh dhe shtet, sot të lanë mbretëreshë pa pushtet. Tetovë, ti mburrje për çdo shqiptarë, të morën në qafë do kusarë. Tetovë, ti vendi im, nuk të njoh je ti apo unë jam ëndërr. Tetovë, ti mbaje stafetën e lirisë, sot vendi parë për zuzarë!

(Marrë nga profili i autorit në Facebook)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );