Blerim Abedini, ISSD-NM

Interneti si praktikë e re e këtij shekulli; Mbrojtja ndaj keqpërdoruesëve të rrjetit global për qëllime monetare dhe politike; Masat mbrojtëse të sigurimit shndrrohen në kundërsulme shkatërrimi, të këtyre grupeve mashtruese kibernetike!

Interneti është risi për disa dhe një praktikë e shërbimeve ditore për pjesët e ndryshme të globit. Siç lajmërojnë mediat, interneti bëhet gjithnjë debat i sigurimit për shkak se dëmton shërbimet e klientëve të kompanive që e kanë përditshmëri praktike- këtë mjet.

Shohim se shtetet që përdorin shërbimet e internetit paguajnë një shumë të madhe për ruajtjen e burimeve monetare nga mashtrimet dhe transferimet në xhirollogaritë tjera bankare. Me paraqitjen e Bitcoin-it monedhës siguria sfidohet më tepër sepse rrjeti i Bitcoin-it ka një automatizëm të lirë të qarkullimit në botë.

Jemi dëshmitarë të kompanive piramidale në internet që janë vazhdimësi e metodave tradicionale që i hasëm si shitja e banesave për një numër të madh të klientëve ose investim të parave për një akumulim të dyfishuar-trefishuar pas një kohe të caktuar.

Mashtrimi Nigerian i njohur në botë ndaj punëtorëve në ShBA, arriti të tërheq miliona dollarë me disa imeilla të rrejshme për ndryshimin e xhirollogarive të pagesës për qytetarët e ShBA-së.

Pra metodat e mashtruesve zhvillohen gradualisht duke hapur ueb faqe të shtrenjta që u mundëson operim më të lehtë me imeilla. Programe dhe softuerë të ndryshme për thyerjen e shifrave u mundëson të hyn në bazën e një punëtori, të administratës së kompanisë si dhe në infrastrukturën kritike të shtetit që komandohet me fjalëkalimin e anëtarit të regjistruar në internet. Hakerët që zbulojnë shifrat e kompanive të mëdha kërkojnë dëmshpërblim në miliona dollarë ose në një numër të caktuar bitkoinesh.

Duhet të kuptojmë se baza e mashtruesve mund të jetë në çdo shtet qoftë edhe në ShBA, Gjermani, Japoni, etj. Fotot me skena nga Dubai, Las Vegas, Parisi, u mundëson të fitojnë adhurues që mbrojnë personalitetin mashtrues të tyre.

Shtrohet pyetja pse lejohen këto grupe ose individë të grabitin paratë dhe shifrat? A mund të zbulohen këto persona?

Këto persona shpesh janë identifikuar dhe janë shfaqur profilet e tyre me emra të tyre në agjencionet e sigurimit por neglizhenca e shteteve residente dhe intervenimet qeveritare korruptive kanë lejuar të operojnë këto grupe kibernetike.

Konflikti i fundit mes Rusisë dhe ShBA për infrastrukturën kritike të ShBA takoi Biden-Putin në Gjenevë për të marrë masa qeveria ruse kundër këtyre atakuesve. Sidoqoftë Biden në bisedën e dytë paralajmëroi Putinin me kundërmasa për shkatërrimin e rrjetit të ‘hakerëve’ në Rusi nëse qeveria nuk merr masa ndalimi të këtyre grupeve të rrezikshme. Si duket bota tani pas Luftës së Ftohtë ndeshet me sulme kibernetike  që është zëvendësim i Fuqisë së Butë (Soft- Power) ndaj interesave politike qeveritare në shekullin XXI.