Nga Dr Selim Ibraimi- Ultimatumet e partive të vogla shqiptare, Besa dhe PDSH nuk kanë të bëjnë me cilësinë e kandidatëve dhe përfaqësimin e votuesëve se sa kënaqjes së apetiteve grupore dhe vazhdimit të interesave të kryesisë së L. BESA në raport me LSDM-në dhe pazarit për poste me BDI-në e Ali Ahmetit.
Do të jetë e pakuptimtë që BDI dhe LSDM të bëjnë lëshime të mëdha, kur flasim për partitë pa peshë dhe pa elektorat. Kushtëzimet e z. Bilall Kasami janë kozmetike, pasi lidhen me përpjekjet parazgjedhore për të mbuluar dështimet e partisë në qeveri dhe mundësisht tani me organizimin e degëve dhe nëndegëve të fitojnë pak votues dhe pas përfundimit të procesit zgjedhorë, të vazhdohet me politikat e njëjta të koncentrimit të asaj fuqie të dobët në duart e disa individëve të L. Besa.
Po t’i hedhim një sy raportit të forcave në komunat ku do të garojnë partitë, mund të përfundojmë që tani se vetëm LSDM dhe BDI kanë potencial që në rrethin e parë të sigurojnë vota të konsiderueshme për kandidatët e tyre e pastaj mund të radhitet ASH e cila po qese do të zhvillojë një fushatë me agresive dhe konkrete, mund të arrijë të sigurojë mandate që në rrethin e parë. L. Besa dhe për fat të keq PDSH e cila dikur ishte kundërshtarja më e madhe e LSDM, janë nën ‘sjetullat’ e Zoran Zaevit dhe largimi i tyre nga LSDM do të ishte fatale.
Kërcënimet mediale dhe sociale të liderit Bilall Kasami ndaj BDI dhe LSDM, ka gjasa të ulin edhe më shumë atë potencial që e ka arritur gjatë qeverisjes me LSDM dhe BDI. E vetmja rrugë për L. Besa dhe partitë tjera që janë në koalicion vëllazërorë, mbetet opsioni i mbështetjes së partive më të mëdha.
BDI e Ali Ahmetit nuk duhet të pranojë asesi imponimin e kërkesave të Kasamit se kush kë duhet të mbështesë para dhe pas raundit të parë. Do të ishte humbje poqese BDI nuk do të garojë me kandidatët e vet në komunat tjera të rëndësishme ku me vite i kanë qeverisur. Që me herët kemi shkruar për rolin e L. Besa në qeveri dhe kokëçarjet që mund t’ia sjellë Ahmetit në qeverisje, për arsye të lidhjeve të forta të disa anëtarëve të L. Besa me Zaevin i cili do të mundohet të duket i mirë edhe për BDI dhe L. Besa, por gjithnjë duke u munduar të minimizojë Ahmetin në qeverisje nëpërmes Kasamit. (CSSDMaqedonia)