Home / PROGRAMMES / Geopolitics and Technology / Intelektualët e neglizhuar në politikë

Intelektualët e neglizhuar në politikë

Blerim Abedini, ISSD-NM

Bota nën ndikimet politike. Historia përveç politikës ajo shpesh përqëndrohej në luftërat kompetitive. Roli i intelektualëve në shoqëritë e veçanta për zgjidhjen e kontesteve komplekse

1.Pas ardhjes së demokratëve në pushtet si duket u kompletua hierarkia piramidale. Ndryshoi çdo gjë: marrëdhëniet e tensionuara me Kinën, puna e bursave rifitoi liberalizmin në aspektin e ndërveprimit ndërkombëtar, shumë kompani të korruptuara qoftë të mëdha ose të vogla paguajnë dënimet, u burgosën shumë liderë politik ose ndihmësit adekuat.

Historia përsëritet por me një frymë të re që jep optimizëm se politikat dalëngadalë do të jenë në shërbim të popullit. Në fakt dikush do të pyet çfarë u ndryshua? Me siguri keni vërejtur se intelektualët me projektet e tyre akademike janë neglizhentë. Politikat e Biden-it dhe zonjës Haris pikë së pari i vendosën njerëzit e lëmive në pozitat e duhura duke eliminuar korrupsionin që patë praktikuar lideri republikan më i dobët në historinë politike amerikane.

2.Ky fenomen tash i rëndomtë po neglizhohet qoftë në Maqedoninë Veriore, në Ballkan dhe shtetet ish sovjetike ku ai/ajo pa aftësi profesionale të asaj lëmie fut hundët aty ku nuk duhet. Këto janë ndërhyrje partiake si që ish Katica Janeva, Frosina Remenska, dyshimet ndaj Fatimes, Ljubomir Fërçkovskit dhe raporti negativ nga Departmenti i Shtetit Amerikan, për gjeneralët që bashkëpunuan me regjimin e Millosheviqit u refuzuan nga NATO. Sa politikanë u burgosën në Maqedoninë Veriore, atentate me bomba të kurdisura ose nëpër kopshtet e ithtarëve politik? Sa mediume kthyen politikat e mbështetjes së VMRO me derdhjen e parave të majme në çekmexhet e tyre? Sa zyrtarë mbajnë poste që nuk e kanë atë zanat dhe ushtrojnë korrupsionin me darka të rezervuara me raki dhe mish përplot?

Piramida e korrupsionit në M. Veriore është e lartë që lista e emrave nga shkëputja ndaj Jugosllavisë është në Departamentin Amerikan e siguruar nga organizatat ndërkombëtare për padi ndërkombëtare, korrupsion ndërkombëtar etj.

Populli çdo herë thithet me paratë që ka fituar qoftë në diasporë qoftë këtu me patundshmëritë e trashiguar. Mallkimi është dora e padukshme që arrin të dënojë këto njerëz sepse nuk kanë zgjedhur jetën që u takon. Derisa arritëm te familja dhe përkujdesja ndaj brezave patriotik këto të korruptuarit do të ndeshen me popullin sërish për shkak edukatës jo proporcionale.

Tek e fundit natyra me dukuritë ekstreme vërteton se koruptuesit i fusin në xhep paratë në vend t’ua lirojnë punën atyre që e njohin zanatin. Atë që e bën për të tjerët, njëkohësisht e ke bërë vetes tënde!  

Amanetin GJYSH, e kujtojmë!

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.