Megjithatë zotni Beshliqi e pëlqente groshën dhe bashkë me anëtarët e ngushtë u ul të drekonte në një nga gjelltoret e qytetit. Ai ishte shume i gëzuar, pasi gjatë qëndrimt në Tetovë arriti të bindë disa pjestarë të mbështesnin partinë e tij në lojërat politike që i kishte nisur herë në Beograd dhe në Shkupin e asaj kohe.
Nga tregimet e kohës, thuhet se zotni Beshliqi ishte tepër praktik, pasi me profesionin ishte ekonomist dhe kishte një mentalitet ekonomik të qeverisjes mbretërore. Ai dhe grupi pas tij, i kishin bërë llogaritë mirë , duke folur para popullit për kombin dhe të drejtat e tyre në mbretëri dhe se me ardhjen e tyre në pushtet do t’i ndanin punët.
Kjo ishte pamja e tyre e tyre e jashtme, ndërsa pasi iknin në mbrëmje, i vazhdonin bizneset me partinë kryesore të kohës. Beshliqi mbeti një njeri jo i besuar dhe i dyshimtë, “virtytet” e të cilit i trashiguan udhëheqësit e rinj. (Skicë, Selim Ibraimi) (3)