function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / ANALYSIS PLATFORM- ISSDMacedonia / E ardhmja politike e Bilall Kasamit vendoset në Tetovë

E ardhmja politike e Bilall Kasamit vendoset në Tetovë

Koment nga Dr. Selim Ibraimi– Askush nuk e kishte parashikuar që z. Bilall Kasami (BESA) do të ketë një rritje kaq të madhe brenda pak muajsh. Kasami, një politikan i moderuar dhe pragmatik, arriti të befasojë kundërshtarët politikë në Tetovë, duke arritur të shkojë në raundin e dytë me kandidaten shumëvjeçare të BDI-së Teuta Arifi, e cila po pretendon mandatin e saj të tretë me një elektorat të lodhur administrativ.
Kryetari i L. Besa Bilall Kasami në një debat televiziv tha se do të shkojë në balotazh me kandidatin e ASH-AA-së. Por, kjo nuk ndodhi, Kasami tani ka një betejë të madhe përpara tij, për të justifikuar kandidaturën e tij para elektoratit, para partnerit qeveritar dhe më e rëndësishmja është se karriera e tij politike dhe partiake do të vendoset në Tetovë.
Si pragmatist, Kasami ka dy mundësi që mund ta sjellin ose jo në krye të Tetovës. Së pari, të ulet edhe një herë me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin për të lidhur një marrëveshje për një mbështetje në raundin e dytë nga ASH-AA ja. Dhe opsioni i dytë, do të thotë të vazhdosh të dëgjosh amatorët që hyrja e vetme në balotazh me Teuta Arifin (BDI) do t’i sjellë atij fitoren. Kjo nuk ndodhë, sepse BDI ka PDSH-në si patericë dhe strukturat e tjera mbështetëse të sigurisë ku BESA nuk ka qasje. Prandaj, Bilall Kasami, që sot duhet të fillojë bisedimet me Selën dhe Gashin për mbështetje reciproke. Nëse kjo nuk ndodh, e ardhmja e të dyve do të jetë e njëjtë me atë të politikanëve të tjerë të mbuluar nga pluhuri i tavaneve. Bilall Kasami ka mundësi të bëjë ndryshime tani dhe të fillojë reformat nga Tetova për politikën shqiptare. Nëse Kasami do t’i bëjë këto lëvizje të nevojshme, shumë nga veprimet e tij të mëparshme dhe të grupit do të amnistohen para elektoratit dhe publikut, sepse ishin të nevojshme për të mbijetuar dhe për të bërë ndryshime. (18.10.2021, SHBA)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );