Koment nga Dr. Selim Ibraimi– Takimi i dy zyrtarëve të lartë Arben Taravari (ASH) dhe Arijanit Hoxha (BESA), si duket ka trembur disa struktura. Mirëpo kjo është rruga që duhet të ndjekin të dyja palët dhe politikanët realistë. Shërbimi inteligjent maqedonas dhe BDI me strukturat e tij po përpiqen të dekurajojnë nismat për një marrëveshje të mundshme mes këtyre dy partive në raundin e dytë të zgjedhjeve. Arben Taravari dhe Arijanit Hoxha duhet të finalizojnë këtë javë marrëveshjen për një ofenzivë të fundit dhe përgatitjen përfundimtare të strukturave vendore.
Paradoksi më i madh që vjen këtu nga njësitë e BDI-së janë akuzat pro- vmorosite ndaj BESËS dhe ASH-së. Po më pro VMRO -ist se kryesia e BDI-së a ka pasur ndonjëherë në politikën moderne shqiptare?! Lideri Ali Ahmeti, Bujar Osmani dhe Artan Grubi të gjithë kanë pasur kontakte me VMRO-në ose kanë qeverisur me të njëjtën. Paskan harruar se nga viti 2008 deri në vitin 2017 ata sunduan me Gruevskin dhe kreu i tyre ishte Mijalkovi. Dhe tash qenkan transformuar në patriotë dhe pro evropianë?! Akuzat se të tjerët janë VMRO nuk qëndrojnë. Në fund të fundit, gara elektorale nuk duhet të kthehet në propagandë dhe luftë për ndarje. Votat e qytetarëve do të përcaktojnë fituesin dhe nuk ka nevojë për veprime të pasme dhe dezinformata. Nga marrëveshja e mundshme asnjëra palët nuk humb, por të dyja fitojnë. Sigurisht, edhe AA është gjithashtu e interesuar për një epokë tjetër që të fillojë me ndryshimet nga zgjedhjet lokale. (20.10.2021) SHBA