function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / ANALYSIS PLATFORM- ISSDMacedonia / Partitë (pozitë opozitë) duhet të reformohen

Partitë (pozitë opozitë) duhet të reformohen

Nga Ramazan Bekteshi, Arlington, SHBA Kërçova sërish kafshatë që s’kapërdihet për maqedonasit. Zgjedhjet e fundit lokale në Kërçovë e testuan limitin dhe dilemën shqiptare. Kërçova doli me dy kandidatë shqiptar për kryetar komune, derisa maqedonasit me një. Shumë qytetar shqiptar u dëshpëruan me realitetin e ri kërçovar duke pasur frikë se kandidati maqedonas do të përfitonte me shpërndarjen e votës shqiptare, mirëpo ndodhi befasia, maqedonasve edhe kështu, me dy kandidatë u doli Kërçova një kafshatë që s’kapërdihet. Kërçova shkon në balotazh pas dy javësh por me gjasa reale do mbetet në duar të shqiptarëve për herë të tretë radhas. Më 17 tetor fitues ishin të dy Fatmirat, Fatmir Dehari që u sfidua për herë të tretë do të jetë sërish kryetar, një rekord impresiv. Fitues moral doli edhe Fatmir Limani që votat e tij po ashtu janë mbresëlënëse (votat për kryetar dhe këshill), kur të merret parasysh guximi i tij, sepse ai e sfidoi partinë e tij, liderin e tij, bastionin e partisë së tij, Kërçovën, dhe shokët e tij. Për ata që Fatmirin me bashkëpunëtorët e tij e shlyen nga politika para kohe, nuk kanë pas të drejtë, kur të konsiderohet numri i votave të fituara që është një shifër e konsiderueshme, edhe pse disa vota i vinë nga opozita e dëshpëruar dhe e çakorduar kërçovare. Çka në fakt na sollën këto zgjedhje lokale. Fatkeqësisht, ata sollën një opozite të çakorduar që s’pati guxim të kandidoj me kandidat të saj por që paradoksalisht zgjedhësve të vet u tha të votojnë për kandidatin e pavarur e që kjo tregon paaftësinë e tyre të bashkohen dhe pastaj të ballafaqohen me kundërshtarin politik. Ky mentalitet falimentues i opozitës që dorëzohet para se të hy në betejë politike tregon karakterin e pa formësuar të tyre, e që kjo e lëndon fort demokracinë, edhe pse, Alternativa në Kërçovë ka dy kandidatë shumë serioz. Javët dhe muajt në vijim do ti deshifrojnë dilemat dhe dyshimet e kërçovarëve për kandidatin e pavarur, se a ishin të bazuara, apo ishin vetëm teori konspirative fjalët për kandidimin e Fatmir Limanit si kandidat i pavarur. Nëse Limani vazhdon si i pavarur të kritikoj pozitën për shkeljet që i bëhen qytetarit të lëne pas dore që ai për çdo ditë rrallohet, e braktis qytetin, nëse ai e ngrit zërin së bashku me opozitën si për shkatërrimin e pyjeve, për degradimin e ambientit nga termoelktrana që i helmon e i kontaminon vetëm qytetarin shqiptar, pasi është ndërtuar në tokën e grabitur të tyre si projekt politik e jo ekonomik dhe anomali të tjera. Pra, nëse Limani mbetet opozitë kjo do të thotë se ai e ka pas me një mend, dhe jo ashtu si spekulohet. Por nëse Limani pas disa muajsh do të privilegjohet nga pushtetarët me një post të ri, kjo do tu jap të drejtë të gjitha dilemave që janë përfol. Por, të gjitha këta mbeten vetëm spekulime derisa nuk ndodh ndryshe.

Pabesia e “Besës”, dhe paaftësia e ASH me Alternativë të sjellin ndryshime në vend, të bashkoj opozitën, e jo vetëm të vajtojnë dhe ankohen, ka sjell një agoni të stërzgjatur. Lideri i popullarizuar që është në krye të një partie një kohe të gjatë , Sela, nëse nuk ka guxim të konkurroj për kryetar në komunën e tij, nëse nënkryetarët e subjektit të tij nuk kanë guxim të konkurrojnë në komunat e veta po ashtu, atëherë pse duhet të rrinë në krye të subjektit si kukulla, duke humbur vazhdimisht. Kështu me këtë trend të Selës, ai do të ishte më mirë që të bëhet zëdhënës i partisë, të lodroj nëpër TV studio gjithandej, sepse aty i fiton debatet, sepse aty është i forte. Por sa ia vlen ajo nëse e humb komunën nga vjen, duke ia bërë jetën Ali Ahmetit të rehatshme, që ai të fitoj me duar në xhepa siç po ndodh. Kërçova, një vend kurbetçarësh ka një diasporë të fuqishme dhe shumë të organizuar në nivel kombëtar sidomos në Zvicër, Gjermani, Austri dhe posaçërisht në Amerikë, ajo me dekada ka punuar fort në vijën e parë për çështjen kombëtare e veçanërisht për pavarësinë e Kosovës, diaspora kërçovare ka qenë ndër më gjenerozet kur ka qenë në pyetje solidariteti vëllazëror shqiptar, kur ka qenë në pyetje lobimi, që ne kërçovarët e quajmë Kosovën kulmi i suksesit tonë të përbashkët. Nëse diaspora shqiptare e bëri krenare Kërçovën, çka beri partia në pushtet për kërçovarët që s’e kanë braktis Kërçovën, sa ambasadorë kërçovarë janë nëpër botë që përfaqësojnë Maqedoninë V, sa investime u sollën në Kërçovë. BDI nuk i afirmoi kërçovarët, por i përdori si mish për top, le ta marri BDI shembullin e një kërçovari në Amerikë, Bix Aliu, është një ambasador shume i suksesshëm i Amerikës në Poloni, Amerika e nominoi një ambasador kërçovar por jo BDI. As fitoret e lehta të njëpasnjëshme të BDI-se as humbjet e përhershme të opozitës nuk i bëjnë hair Kërçovës as në rrafshin ekonomik e as në atë kombëtar. Partitë (pozitë opozitë) duhet të reformohen sepse ata nuk e kanë ndjek kohën por interesat e tyre. Megjithatë, Kërçovë gëzuar fitorja e radhës! (Marrë nga profili i autorit në Facebook)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );