A ‘BANON’ KËTU SINQERITETI?!

Nga Pr.Dr. Etem Aziri- E mira e pluralizmit qëndron në faktin se të gjithë u bëmë politikanë. Ne mendojmë se politikanë janë të gjithë ata që meren me politikë. Përkundrazi ajo është forma më e thjeshtë dhe ndoshta më pak e dëmshme.
Politikanë janë edhe ata që heshtin në momentet kur duhet të flasin (të shprehen). Politikanë janë edhe ata që mundohen të japin kahje profesionale proçeseve por, përshkak kalkulimeve dhe interesave të imta, përcaktohen për heshtjen si opsion. Politikanë janë edhe ata që kanë njohuri teorike mbi politikën dhe nuk i shprehin mendimet e tyre në kohën e duhur si dhe publikisht por, post-festum. Politikanë janë edhe ata që janë të preokupuar me atë se kush do t’i qortojë, e kush do t’i lavdërojë. Politikanë janë edhe ata që një pemë e vetme i pengon për ta shikuar malin si tërësi. Politikanë shumë të rrezikshëm janë ata që nuk deklarohen publikisht por, të japin plotësisht të drejtë kur gjendeni ballë për ballë dhe shikojnë tërë kohën anësh mos i sheh dikush se bisedojnë me ju. Dhe së fundi, politikanë janë ata që premtojnë, nuk qerasin dhe në këtë mënyrë nuk e dëmtojnë kuletën.
Dhe për fund t’ju rrëfej për Robert Ovenin, socialist dhe reformator anglez.
Në shtratin e vdekjes, Robert Ovenin e pyeti prifti: “Zoti Oven, a ju vjen keq për jetën tuaj të dështuar”? Robert Oveni u përgjigj: “Botës i shpalosa shumë të vërteta, por ajo që bashkëkohësit nuk më kuptuan është problem i tyre”. Veproni si Robert Oveni dhe mos lodheni se kush ju aplaudon. Së fundi, bashkëkohësit e tyre nuk i duartrokitën Viktor Rusoit dhe as Albert Ajnshtajnit. Shprehuni lirshëm dhe mos bëhuni politikanë. Nëqoftëse ne nuk e ndryshojmë botën, bota do të na ndryshon neve.
(CSSDNorthMacedonia-ISSDMaqedoniaVeriore)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*