Nga Blerim Abedini, ISSD-NM– Jemi dëshmitarë të ngjarjeve dinamike në botë. Disa vatra të luftës po paraqiten si këpurdha, dhe sikur nuk dijnë të ndalen. Faktori njeri, shpesh paraqitet si bartës dhe sinonim i grindjeve qoftë politike ose boshe pa asnjë shkak. Kështu lindin pengesat për progres të performancave në jetë, me stërzgjatje të çështjeve, nga futja në kornizë e aspiratave qytetare dhe një morri kufizimesh shoqërore. Bashkimi Evropian si familje e re në rruzullin tokësor dalëngadalë e fryn barkun e saj me fëmijë të ri, duke u bërë e fortë ndaj ish superfuqive të shekullit të kaluar. Ekspanzioni i BE-së kërkon edhe forcë ndaj trendeve negative si ajo lufta në Ukrainë, që sfidon Evropën në aspektin e qëndrueshmërisë dhe ballafaqimit ndaj mungesës së arsenalit, përsosja e armëve të mbrojtjes, analizimi i gatishmërisë në kohën e aktivitetit nuklear, etj.
Pra, kemi një sërë ngjarjesh që sfidojnë njëri tjetrin për mobilizim që të qëndroj si titan ndaj qëllimeve keqbërse të njeriut si lider i një shteti armik i së tashmes!
Kina si fuqi e re e këtij shekulli, shpesh e ndryshon politikën e jashtme ndërsa në poltikën e brendshme ajo vazhdon të afirmoj zhvillimin teknologjik, duke inkuadruar robotë në prodhimtari. Poashtu edhe shtetet fqinje të Kinës kanë investuar numër të madh robotësh në kompanitë. Kina ka më shumë robotë industrialë në botë, me mbi 2 milionë robotë operacionalë – që përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjithë stokut global. Ndërsa Kina ka vëllimin më të lartë total të robotëve, disa vende të tjera kryesojnë në dendësinë e robotëve si Koreja e Jugut e cila renditet e para në nivel global në dendësinë e robotëve, me mbi 1,012 robotë për 10,000 punëtorë, të nxitur kryesisht nga industritë e saj të përparuara të elektronikës dhe automobilave. Singapori, që pason nga afër me një dendësi të lartë të robotëve. Japonia, edhe pse renditet e dyta në stokun total operacional (rreth 450,000 njësi), ajo mbetet prodhuesi kryesor në botë, duke prodhuar një përqindje të madhe të robotëve industrialë në botë.
Edhe pse alarmohet nga shumë organizata dhe ekspert për zëvendësimin e robotëve me fuqinë punëtore, në teren duket ndryshe, një avantazh që rrit performancën e punës, rrit shpejtësinë operative. Kjo paraqet edhe një aderim(shtesë) strukturor në aksin vertikal të menaxhimit. Një ashtu, edhe vatrat e krizës janë zëvendësuar me fushë-beteja të sulmeve raketore në vend të intervenimeve të ushtarëve. Blokimi i gjirit persik nga ana e ShBA, është një presion për lirimin e kushteve të imponuara nga ana e Iranit për doganim, shkatërimin e sasive të uraniumit(afër 500kg) si dhe ndalimi i financimit të grupeve militare në vendet fqinje. Shpesh alarmohet se kriza në Ukrainë mund të bartet në Ballkan. Kjo aq sa është alarmuese po aq është edhe aspiratë e diktatorëve të Ballkanit të zgjerojnë ndikimin dhe pushtetin në vendet fqinje. Edhe pse provokimet vijojnë nga Rusia prapseprap NATO dhe BE me maturi i zgjedhin çështjet duke analizuar nevojën për një aksion operativ. Pra, Rusia akoma e ka nostalgjinë e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike si dhe të agjencionit të sigurimit KGB (Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti). ShBA tash për tash e ka primatin e monitoruesit dhe pret ndonjë ‘gabim’ të ndodh në rafshin gjeopolitik që ta merr pozitën e menaxhuesit të krizës. Ballkani më nuk i ka ato kompani(fabrika) të mëdha me mijëra të punësuar por në sipërfaqe lindin ato të vogla, që tentojnë të rriten!
2026-06-08

