Nga Blerim Abedini, ISSD-NM– Në këtë kohë jemi dëshmitarë të krizave politiko-ekonomike, që ndikojnë në performancën e jetesës. Rritja e çmimeve solli impact në rritjen e të arrdhurave personale. Kjo rritje e inflacionit më lehtë përvetsohet tek shtetet me ekonomi të zhvilluar ndërsa tek ekonomitë në zhvillim e sipër krijohen shtresa, si që janë ato të varfëra dhe të pasurit e skajshëm që është atribut i ekonomive kapitaliste. Edhe pse, çmimet në Balkan janë më të ulta nga ato Evropiane përsëri konsumatorët harxhojnë para më tepër në ushqim. Kjo na jep të kuptojmë se familjet në Ballkan nuk kanë fuqi blerëse për mjetet tjera si, vetura, mjete për amvisëri dhe ato të përgjithshme. Importimi i veturave të përdorura, është një atribut shumë i përsëritur. Veturat me jetëgjatësi 20 vjeçare akoma mund t’i shohim nëpër rrugë, prej të cilave disa e ndotin ambientin. Kjo ndotje, në realitet nuk është në agjendën e qeverisë si dhe ministrisë për rruajtjen e ambientit. Komunikacioni i dendur në Shkup, me përplot vetura që ndotin ambientin jetësor, qeveria akoma i lejon këto mjete të qarkullimit të enden në qendrën e qyteteve anembanë Maqedonisë Veriore. Ballkani Perendimorë pësoi një fijasko pas shkatërimit të zinxhirit të ndërmarrjeve që ishin në kohabitacion mes veti. Lulëzimi i kompanive private ec ngadalë si pasojë e sigurisë së brisht në Ballkanin Perendimorë. Prandaj, lënda e parë akoma vështirë po tregtohet në nivel ballkanik, që është sinjal i marrëdhënieve të brishta mes shteteve ballkanase si Serbia, Bosnja, Kosova dhe Kroacia. Qarkullimi i diasporës tonë akoma parandalohet në dogana, si që është rasti në doganat e Serbisë. Edhe pse Maqedonia me Kosovën vendosën pikë të përbashkët-kufitare, kjo nuk aplikohet tek shtetet tjera ballkanike për arsye të marrëdhënieve të ngrira bilaterale. Sa i përket borxhit të huazuar nga Hungaria dhe Mbretëria e Bashkuar, kjo do të qetësojë kërkesat e institucioneve të vetqeverisjes lokale që të sanojnë infrastrukturën publike dhe forcimin e administratës së shtetit kunder dukurive negative të shoqërisë, si që është korrupcioni në gjykata, elektroekonominë e vendit, papunsia, fshehja e tatimit si dhe largimi i kuadrove me histori të korruptuar. Pra, huamarja e qeverisë maqedonase prej 7 miliard dollarësh do të rivendos disciplinë administrative për vendosjen e shtetit në binarë të sigurta. Këtu, duhet cekur ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave, urave kryqëzuese të komunikacionit hekurudhorë dhe automobilistik, rikonstruimi i spitaleve nga ish shteti jugosllav, sistem kanalizimi për komunat rurale si dhe investime të tjera që integrojnë shërbimet publike me ato të shteteve të zhvilluara perendimore.
SOCIO-ECONOMIC PRESSURES AND STATE CAPACITY IN THE WESTERN BALKANS
We are currently experiencing political and economic crises that are impacting daily life. Price increases have led to a rise in personal income. In developed economies, this inflation is more easily absorbed, while in developing countries—a characteristic of capitalist economic systems—a gap between rich and poor is widening. Although prices in the Balkans are lower than in Europe, consumers are still spending more on food. This illustrates that families in the Balkans lack the necessary purchasing power for other goods such as cars, household appliances, and other everyday items. The import of used cars is a widespread problem. Cars with a lifespan of 20 years are still a common sight on the roads, some of which pollute the environment. This pollution is not on the agenda of the government or the Ministry of the Environment. The heavy traffic in Skopje, dominated by polluting vehicles, continues to be tolerated by the government in North Macedonia’s city centers. The Western Balkans suffered a fiasco following the destruction of the tightly integrated business chains that were once based there. The growth of private companies is sluggish due to the fragile security situation in the Western Balkans. Consequently, commodity trading at the Balkan level remains difficult, reflecting the strained relations between Balkan states such as Serbia, Bosnia, Kosovo, and Croatia. Entry for members of the North Macedonian diaspora continues to be hampered by customs controls, for example, in Serbia. Although Macedonia and Kosovo have established a joint border crossing, this is not the case for other Balkan states due to frozen bilateral relations. The debt borrowed from Hungary and the United Kingdom is intended to cover the needs of local self-governing bodies, rehabilitate public infrastructure, and strengthen the state administration against negative social developments such as corruption in the judiciary, corruption in the electric supply, unemployment, tax evasion, and the dismissal of corrupt officials. The Macedonian government’s borrowing of US$7 billion therefore requires administrative discipline to put the country back on progress path. This includes the construction and renovation of schools, railway and road bridges, the reconstruction of hospitals from the time of the former Yugoslavia, a sewage system for rural communities, and other investments that integrate public services with those of developed western countries.

