Një kontigjent me tituj të ndryshëm nga letërsia, publicistika dhe historiografia, vepra të shkruara në periudha të ndryshme, të publikuara në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, prozatori, publicisti dhe historiani Jusuf Buxhovi i dhuron bibliotekës Hivzi Sulejmani-Prishtinë.
Autor i dhjetëra veprave, libretisti i operës së parë kosovare “Goca e Kaçanikut”, Buxhovi është i pranishëm më shumë se gjysëm shekull në letrat shqipe.
Përzemërsisht, premton që do të sjell për bibliotekën edhe një pjesë të konsiderueshme të veprave të tij të botuara në periudhë prej 53 vitesh.
Falemnderit z. Buxhovi!
2025-09-12