Nijazi Muhamedi-
(Nga bisedimet me BRANKO MANOJLIN nga Reka)
…”Ishja këto ditë në Beliçicë të Rekës, në varrim te nji i njohuni tim më të moshuom, i gjakut tonë. Gjindja e mbledhun aty, kur mé panë nga larg, nisën të përshpërisin se “po vjen ai qé ka ikun prej nesh”, është kthyem në gjuhë të vet.
Vjen e më afrohet një gocë e re, e më thotë:
– Ju jeni ai xha Brankoja që ka dalë në ballkon të shtëpisë së vet me flamurin shqiptar?
– Po, i them, unë jam ai, po ç’të keqe paskam bo?
– Keni dalë me flamur shqiptar dhe keni thonë edhe do fjalë, si thonë gazetat, se gjithé jemi shqiptarë orthodoksë në këto dy Rekat.
– Po ashtu oshtë, moj goce, i them, i shoh gjithë këta që jemi mbledhun ktu, dikur ishjim gjithé shqiptarë dhe flisnim gjuhën tonë.
– Po, më thotë ajo si duke u zbrapsun- edhe gjyshja ime më thoshte kështu, kur ishja e vogël.
– E sheh, pra, moj goce, që nuk kam gabuom-i them unë ?
Ndërkohë që flisja me te ,përshpërimat mbi “ikjen time” nga ata ende vazhdonin.
M’u qas Prifti X, nji i njohun i imi, më shtrëngoi fort dorën si shenjë mbështetjeje se jam në rrugë të mbarë kah jam nisun dhe “përshpëritësit” e mbyllën gojën vetiu…
E dini si ndihem në ktë udhë? Si nji trendafil i vetmuom i mbimun në të çarën e trasesë së betonueme nëpér dhjetëvjeçarë, nga e cila ka marrë të çelë shqiptaria orthodokse e Rekës. Do çahet ende dhe e tana kjo trase e betonueme mbi çështjen shqiptare orthodokse, patjetër, koha ia ka sjellë çarjen dhe do mbijnë e do çelin dhe trendafila të tjerë…!

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.