Nëse BDI humbi elektorat ose ua fali 5 mandate të pamerituara Thaçit, Selës e Zejdit

Nga Irfan AgushiGjithnjë sipas meje, fitorja e BDI së, me mbi 121 000 vota, mund të kuptohet përmes dy tezave: E para, ka mundësi të ketë humbur votuesit e saj tradicional, bazuar në rezultatin e vitin 2020. Atëherë BDI, e vetme fitoi rreth 105 000 vota. Në zgjedhjet e vitit 2024, së bashku me partnerët e saj arriti të bëjë diferencën me rreth 16 000 vota nga zgjedhjet e 2020 dhe fitoi rreth 121 000 vota. PDSH-në në vitin 2020 e votuan mbi 13 000 persona, Sela me Alternativën fituan mbi 80 000 vota. Supozojmë se Thaçi i solli BDI së 13 000 votat e 2020-shit, Sela posedon një autoritet më të mirë se Thaçi, dhe do ketë patur mundësi t’i sjellë BDI-së, ndoshta rreth 15 000 votues, asgjë më tepër. Zejdi me Hoxhën nuk kanë bërë namin, por rreth 3000 vota mund t’i kishin vjelë disi. Në fund, bashkëpunimi me partitë turke, rome e boshnjake do ketë mundur t’i sjellë Ahmetit, diku rreth 18 000 vota. Në rastin më të mirë, rezultati tregon se BDI, ka përfituar nga ky bashkim fuqie rreth 47 000 vota. Dhe nëse nga numri i përgjithëshëm i 121 000, i minusojmë 49 000 votat e partnerëve të koalicionit, atëherë BDI do mbetej me 72 000 vota neto. Kjo do të thotë që BDI nga zgjedhjet e vitit 2020, ka një tkurrje të elektoratit të saj, me mbi 33 000 vota. Mundësia e dytë është që BDI të mos ketë humbur elektoratin e saj, ta ketë stabil nga viti 2020, dhe nëse ky variant është i saktë, atëherë i bie që koalicioni me Thaçin, Selën dhe tjerët, nuk ia vlejti, pasi me këtë, BDI u detyrua të largojë kuadrot e saj nga listat zgjedhore dhe në vend të tyre të vendos Thaçin, Selën me dy anëtarë të tjerë, Zejdin … Me një fjalë u dha më shumë nga ajo që ata sollën në ditën e zgjedhjeve. Natyrisht me një kalkulim më të detajuar, duke krahasuar zgjedhjet e 2020 me ato të 2024, mund të nxiret një përfundim se çfarë ndodhi në të vërtetë. Nëse BDI humbi elektorat ose ua fali 5 mandate të pamerituara Thaçit, Selës e Zejdit. Në ndërkohë, Ali Ahmeti, e ka atë komoditet për ta pirë një duhan, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. (@CSSDMacedonia)

Në zgjedhjet e vitit 2024, së bashku me partnerët e saj arriti të bëjë  diferencën me rreth 16 000 vota nga zgjedhjet e 2020 dhe fitoi rreth 121 000 vota. PDSH-në në vitin 2020 e votuan mbi 13 000 persona, Sela me Alternativën fituan mbi 80 000 vota. Supozojmë se Thaçi i solli BDI së 13 000 votat e 2020 - shit, Sela posedon një autoritet më të mirë se Thaçi, dhe do ketë patur mundësi t'i sjellë BDI së, ndoshta rreth 15 000 votues, asgjë më tepër. Zejdi me Hoxhën se kanë bërë namin, por rreth 3000 vota mund t'i kishin vjelë disi. Në fund, bashkëpunimi me partitë turke, rome e boshnjake do ketë mundur t'i ketë sjellë Ahmetit, diku rreth 18 000 vota. Në rastin më të mirë, rezultati tregon se BDI, ka përfituar nga ky bashkim fuqie rreth 47 000 vota. Dhe nëse nga numri i përgjithëshëm i 121 000, heqim 49 000 votat e partnerëve të koalicionit, atëherë BDI do mbetej me 72 000 vota neto. Kjo do të thotë që BDI nga zgjedhjet e vitit 2020, ka një tkurrje të elektoratit të saj, me mbi 33 000 vota.