Orban: “E vetmja rrugë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të ishte rizgjedhja e Donald Trumpit”

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha në një intervistë të gjerë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Karlson, se e vetmja rrugë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të ishte rizgjedhja e Donald Trumpit si president i SHBA-së. Në intervistën, e postuar të mërkurën në faqen e Karlson në X, nacionalisti Orban lavdëroi politikën e jashtme të Trumpit, ndërsa kritikoi administratën e presidentit Joe Biden dhe qasjen e saj ndaj luftës. Orban po qëndron këtyre ditëve në SHBA.

https://apnews.com/article/hungary-orban-tucker-carlson-interview-f6c2bf791a33fb996dabd953dcb3864a