Dimitar Medvedevi, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër se Rusia do t’i konsiderojë fabrikat gjermane të prodhimit të raketave si “objektiva legjitime” nëse Gjermania furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus. Deklarata erdhi pasi Marie-Agnes Strack-Zimmermann, kryetare e Komitetit të Mbrojtjes në Bundestagun Gjerman, i kërkoi qeverisë gjermane t’i sigurojë Ukrainës raketa të tilla. Medvedev argumentoi se sulme të tilla ndaj fabrikave gjermane do të ishin “krejtësisht brenda normave të së drejtës ndërkombëtare”. “Numri i idiotëve kryesorë në vendet e NATO-s po rritet”, shkroi Dmitry Medvedev në Telegram, duke iu referuar kreut të Komitetit Gjerman të Mbrojtjes. “Kreu i Komitetit Gjerman të Mbrojtjes me një mbiemër të pashqiptueshëm – kërkon që raketat Taurus të furnizohen menjëherë në mënyrë që regjimi i Kievit të mund të godasë territorin rus për të dobësuar furnizimin e ushtrisë sonë. Ata thonë se kjo është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Epo, në këtë rast, sulmet ndaj fabrikave gjermane ku prodhohen këto raketa do të jenë plotësisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, deklaroi Medvedevi. Ai e mbylli mesazhin e tij duke thënë se kurta njerëz po na shtyjnë drejt një lufte të tretë botërore.
2023-10-01