NGA SELIM IBRAIMI- Helikopterë sulmues amerikanë kanë zbritur dje në Sarajevë si manifestim i pranisë amerikane në Ballkan.
1.Nga linja Tiranë për në Budapest, helikopterët e teknologjisë së fundit “Apachi” zbarkuan në Sarajevë në një situatë të tensionuar politike dhe etnike.
Lideri serb Miodrak Dodik njoftoi për përpjekjet e fundit për shkëputjen e “Republikës Serbe” nga federata. Nisma serbe e Dodikut ka marrë mbështetje nga Serbia.
Përpjekjet për shkëputje po bëhen në kohën kur Kosova dhe Serbia me ndihmë e ShBA-ve janë në prag të fillimit të negociatave përfundimtare për normalizimin e raporteve në mes dy shteteve.
Tre marrëveshje të nënshkruara në mes Prishtinës dhe Beogradit në 2020, tregojnë se amerikanët janë të interesuar për rajonin, por duke i ndarë problemet e Bosnjës dhe Kosovës me Serbinë.
2.Përderisa Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës kërkon reformim të tërsishëm të funksionimit apo të shkapërderdhjes etnike, Kosova nga Uashingtoni kërkon që territori dhe sovraniteti të mos bëhen pjesë e marrëveshjes së re serbo-kosovare.
I dërguari i Departamentit të Shtetit, Mathew Palmer ka thënë se opsionet janë të hapura për të dyjat palët dhe për përmbatjen duhet të pajtohen të dyja palët.
Tani, ShBA-të duhet t’i mbajë të bashkuara apo të ndara të dyja shtetet fragjile për një stabilitet afatgjatë.
Nisma për zgjidhjen e problemeve etnike në Ballkan po shkon paralel me nismën tjetër “Three Seas Initiative” (3TI) për parandalimin e ndikimkit ruso -kinez në Europën Qendrore dhe atë Juglindore.
Në këtë linjë, do të zhvillohet dhe stërvitja më e madhe ushtarake në Poloni (DEFENDER) që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
Duket se Uashingtoni po përgatitet për një Europë dhe Ballkan me aleatë të rinj. Ku bëjnë pjesë shqiptarët në këtë rikonfigurim global të ShBA-ve ?! (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)
19.2.2020