Koment nga Selim Ibraimi- Zyrtarë të lartë të partisë “Besa” në koalicion me LSDM-në (dikur Lidhja Komuniste e Maqedonisë) e Zoran Zaevit, kohë më parë thanë se po bëjnë përpjekje për të formuar një grup parlamentar veçmas nga LSDM-ja duke bërë një ‘pakt’ me PDSH-në e Menduh Thaçit i cili ka një mandat deputeti në përbërjen aktuale të parlamentit, 2020 dhe i cili para zgjedhjeve parlamentare të korrikut lëshoi disa akuza publike në adresë të Gashit, Kasamit dhe Selës,

Megjithatë, rrotullimet partiake të “Besës” dhe të krytarit Bilall Kasami, janë kryesisht të krijimit të një imazhi se kinse partia “Besa” nuk është me LSDM -në dhe nuk është ndihmuar nga Zaevi për të qëndruar në këmbë për të marrë pak pushtet aq sa u jep “Zorani” ashtu siç e quan kryetari i BDI-së Ahmeti.

Potezat janë të njëta, si me vendimin për të hyrë në koalicion në pranverë me LSDM-në, si ambalazh i patriotizmit të ultë dhe opsionit kinse do ta rrëzojnë Ahmetin nga pushteti.

Elektorati dhe opinioni u vërtetua se “Besa” nuk mund ta rrëzojë BDI-në nga pushteti, por e vërteta është se në qeveri bashkëpunimi po shkon shumë mirë në mes LSDM-së së madhe dhe shtrirjes së BDI -së në brendi të institucioneve. z.Bilall Kasami duhet të qëndrojë në mes të dyve për të marrë pak pushtet, ministri apo drejtori. Duket se Kasami e ka kuptuar se retorika nga mediat dhe para degëve partiake nuk është e njëjtë kur hyn brenda institucioneve dhe ku kuadrot që dërgohen aty duhet t’ia fillojnë punës nga e para.

Lëvizjet për grup parlalmentar qoftë edhe dalja në zgjedhje të përbashkta me Zaevin nuk do ta ndryshojnë imazhin që mori partia pas përdredhjeve të fundit në skenën politike, avancimeve grupore dhe klanore në emër të zgjedhjeve adekuate për përfaqësim dhe ridefinim.(@CSSDMacedonia)